Mulliri i vjetër
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Mulliri me ujë në fshatin Banjë të komunës së Malishevës është njëri nga mullinjtë e paktë që kanë mbetur në trevat tona. Data e saktë e ndërtimit të këtij mulliri nuk dihet, por supozohet të jetë ndërtuar në fund të shek. XIX. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione 5.60 m x 13.30 m dhe përbëhet prej hapësirës për bluarje dhe depos. Mulliri është objekt përdhese i ndërtuar me gurë dhe hatulla të drurit si breza horizontalë që mbajnë stabilitetin e objektit. Kulmi është dyujor, i mbuluar me rrasa guri që është karakteristikë për rajonin e Malishevës. Në brendi të mullirit janë të ruajtura disa elemente origjinale dhe rekuizita që nevojiteshin për funksionimin e tij, p.sh. guri për bluarje, qarku i ujit etj. Mulliri është shfrytëzuar për banorët e disa fshatrave përreth, por me modernizimin dhe ndryshimin e mënyrës së jetesës është harruar, ashtu që nga lufta e fundit e këndej është demoluar dhe ka mbetur jashtë përdorimit. Në vitin 2012, në kuadër të Programit-Ndërhyrjet Emergjente, janë bërë ndërhyrje restauruese në këtë mulli duke përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe krijuar kushtet për rifunksionalizim të tij.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003629
Emri: Mulliri i vjetër
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Malishevë
Qyteti/Fshati: Banjë
Lokaliteti:
Kodi Postar: 24050
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Lokalitet arkeologjik në Banjë të Malishevës
Ura e fshatit Bubël
Rrënojat e Mullirit të urës në Bubël