Arkivi i Prishtinës
Ndërtesa e Arkivit Qendror të Prishtinës (AQP-së), ish-Shkolla e Mesme Teknike, gjendet në zonën e parë të trashëgimisë kulturo-historike të qytetit të Prishtinës. Viti i saktë i ndërtimit nuk dihet, por sipas të dhënave supozohet se është ndërtuar kah fundi i shek.XIX nga arkitekt i panjohur. Ndërtesa ka tipare të stilit neoklasik, fasada është simetrike dhe e thjeshtë e dekoruar me pilastra dhe kate të përfunduara me friz, të cilat e karakterizojnë horizontalitetin e ndërtesës. Ndërtesa është ...
Biblioteka "Hivzi Sylejmani"
Ndërtesa e Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sylejmani” sipas mbishkrimit në fasadë daton prej vitit 1930. Funksioni fillestar ishte banimi dhe shtëpia ishte pronë e një tregtari me prejardhje hebreje Jovan Miliq nga Prishtina. Oborri i ndërtesës është i rrethuar me mure prej qerpiçëve të mbuluara me qeramidhe, dhe me gjelbërim të lartë (pisha), të cilat e theksojnë në mënyrë të veçantë lokacionin. Përdhesja e kësaj ndërtese njëkatëshe ka në përmbajtje konstruktive dhe shtyllat e jashtme që mbajnë ...
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Me themelimin e Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, si dhe me ndryshimet kushtetuese të Federatës Jugosllave të bëra në vitin 1974, Kosova merr një pozicion shumë më të favorshëm sesa e kishte më parë. Të gjitha këto ndryshime u reflektuan natyrshëm edhe në zhvillimet urbane dhe arkitektonike, e sidomos në kryeqendrën e saj Prishtinën. Një nga veprat më të rëndësishme të kësaj periudhe është edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës e projektuar nga arkitekti Andrea Mutnjakovic. Biblioteka Kom ...
Çarshi Xhamia - Xhamia e Gurit
Xhamia e Çarshisë gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit në fillim të rrugës “Nazim Gafuri” dhe asaj “Zenel Salihu”, përkatësisht në anën perëndimore të objektit të Muzeut të Kosovës dhe shërben si faltore e besimit islam. Xhamia u ndërtua në fillim të shek. XV nga Sulltan Bajaziti për ta përkujtuar fitoren e forcave osmane dhe Sulltan Muratit në betejën e vitit 1389. Xhamia fillimisht gjendej përballë Çarshisë së Vjetër e cila u demolua në vitet ‘60, prandaj ...
Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"
Çezma ka formë drejtkëndëshi dhe është e orientuar verilindje-jugperëndim. Është e murosur me gurë të formësuar të lidhur me llaç gëlqeror të bardhë. Në pjesën jugperëndimore ngrihet govata si pjesë përbërëse e çezmës. Çezma ka formë katërkëndëshi me dimensione: lartësia 0.76 m, gjerësia 0.80 m dhe gjatësia 1.33 m. Govata ka formë të gjysmërrethit me dimensione: 1.10 m x 0.50 m. Govata është e ngritur me pllaka gurësh të varreve të ripërdorura (spoli), disa prej të cilave ruajnë mbishkrime epi ...
Gjimnazi "Sami Frashëri"
Gjimnazi “Sami Frashëri” gjendet në zonën historike të qytetit të Prishtinës, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar në vitin 1950, që asokohe konsiderohej si një qendër moderne. Gjimnazi “Sami Frashëri” njihet si një ndër shkollat më të vjetra të mesme në Kosovë dhe në Prishtinë në gjuhën shqipe, i ndërtuar në vendin ku në vitin 1913 gjendej shkolla e mesme turke. Përpjekjet për hapjen e një shkolle të mesme në Prishtinë datojnë që nga gjysma e dytë e shek. XIX, pra nga faza e dytë e Ri ...
Hamami i Madh
Hamami i Madh në Prishtinë është monument i rëndësishëm dhe gjendet në një ansambël po aq të rëndësishëm urban në qendër të Prishtinës. Afërsia me tri xhamitë historike, Sahat Kullën, me disa shtëpi nën mbrojtje dhe me një pazar, duke pasur edhe qasje në një ndër rrugët kryesore të qytetit, paraqet mundësi të zhvillimit dhe të ringjalljes së kësaj zone të rëndësishme për qytetin. Data e saktë e ndërtimit nuk dihet, por në bazë të shënimeve që ekzistojnë duhet të jetë ndërtuar në shek. XIV-XV, d ...
Ish Hotel Unioni
Ndërtesa e ish-Hotel “Union”, aktualisht ndërtesë e Qendrës Tregtare “Benetton”, është një prej shembujve të ndërtesave të shquara të stilit arkitektonik të modernizmit, në periudhën e ndikimit austro-hungarez në Prishtinë, e ndërtuar në shekullin XX,saktësisht në vitin 1927. Ndërtesa ka planimetri në formë të shkronjës “L” me një sipërfaqe prej 500 m². Sipas etazheve është e ndarë në bodrum, dy etazhe dhe nënkulm të tipit “mansarde”. Dominon vëllimi qendror i fasadës së ndërtesës, i realizu ...
Ish Spitali i TBC - Ministria e Shëndetsisë
Ndërtesa P+1 në të cilën vepron Ministria e Shëndetësisë është ndërtuar në shek. XX dhe gjendet në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Ndërtesa i takon arkitekturës së periudhës së modernizmit me elemente neoklasike. Karakterizohet me shtrirje horizontale simetrike me thjeshtësi të formave gjeometrike, me dekore të theksuara përreth kornizës së dritareve në përdhese. Hyrja theksohet nga parahyrësja që del nga gabariti në formë prizmatike me përfundim në formë timpanoni. Ndërtesës i janë ndërruar drit ...
Kalaja e Veletinit
Fortesa e Veletinit, ndodhet rreth pesë kilometër në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 kilometër në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc që është një ‘ishull’ në kuadër të Komunës së Prishtinës, ndonëse fizikisht nuk bënë pjesë në të. Kalaja gjendët mbi kodrën Veletin dhe lartësia e saj maksimale kap kuotën prej 970 metër mbi nivelin e detit. Pozita gjeostrategjike e vendndodhjes së kalasë, me shikim drejtë minierave antike ...