Arkivi i Prishtinës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 01.12.2000
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2019
Historiku
Ndërtesa e Arkivit Qendror të Prishtinës (AQP-së), ish-Shkolla e Mesme Teknike, gjendet në zonën e parë të trashëgimisë kulturo-historike të qytetit të Prishtinës. Viti i saktë i ndërtimit nuk dihet, por sipas të dhënave supozohet se është ndërtuar kah fundi i shek.XIX nga arkitekt i panjohur. Ndërtesa ka tipare të stilit neoklasik, fasada është simetrike dhe e thjeshtë e dekoruar me pilastra dhe kate të përfunduara me friz, të cilat e karakterizojnë horizontalitetin e ndërtesës. Ndërtesa është e mbuluar me kulm katërujor. Përbëhet nga bodrumi, përdhesja dhe kati. Secili etazh ka rreth 460 m², që do të thotë se objekti gjithsej është 1380 m². Fasada e këtij objekti ndonjëherë vetëm është ngjyrosur. Në kohën e Turqisë ishte pronë e Pashës (emri i panjohur) dhe shërbente si burg. Pas Luftës së Dytë Botërore shërbeu si shkollë profesionale (shkollë e zanatlinjve), shkollë e nxënësve në ekonomi 1947-1951. Ndërtesa shërbeu si konvikt i nxënësve të Gjimnazit “Ivo Llolla Ribar” më 1951-1957. Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës, shkolla u shfrytëzua nga refugjatët për 10 vite, refugjatë nga Kroacia dhe Bosnja. Pas luftës së vitit 1999 OSCE e bëri meremetimin dhe u shfrytëzua si shkollë e mesme teknike deri në vitin 2002-2003. Në vitin 2004 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës iu dha në shfrytëzim Arkivit të Qytetit të Prishtinës, mirëpo objekti nuk i plotëson kushtet për këtë lloj qëllimi.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002723
Emri: Arkivi i Prishtinës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK - Prishtinë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Prishtinë
Lokaliteti: Qendra historike e qytetit të Prishtinës
Kodi Postar: 10000
Emri i rrugës: Rr. Ibrahim Lutfiu, Ish"Nazmi Gafurri" Nr.23
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha:
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Sahat Kulla
Shtëpi banimi - Muhamet Hasani
Ish Hotel Unioni
Çarshi Xhamia - Xhamia e Gurit
Shkolla fillore "Elena Gjika"