Biblioteka "Hivzi Sylejmani"
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 937/1967
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2019
Historiku
Ndërtesa e Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sylejmani” sipas mbishkrimit në fasadë daton prej vitit 1930. Funksioni fillestar ishte banimi dhe shtëpia ishte pronë e një tregtari me prejardhje hebreje Jovan Miliq nga Prishtina. Oborri i ndërtesës është i rrethuar me mure prej qerpiçëve të mbuluara me qeramidhe, dhe me gjelbërim të lartë (pisha), të cilat e theksojnë në mënyrë të veçantë lokacionin. Përdhesja e kësaj ndërtese njëkatëshe ka në përmbajtje konstruktive dhe shtyllat e jashtme që mbajnë shkallët dhe pushimoret përmes të cilave arrihet në kat. Meskati dhe kurora e kulmit janë të theksuara si elemente horizontale me përpunim plastik të veçantë. Kulmi është tradicional katër ujor. Fasada frontale ndahet në dy pjesë simetrike të cilat përmbajnë hyrjet, shkallët dhe pushimoret. Motivin kryesor në kompozicionin dekorativ e paraqesin motivet dominuese rreth dritareve. Integriteti estetik i ndërtesës është ndikuar nga ndërhyrjet e mëvonshme, të cilat janë mjaft të dallueshme. Nga nëntori i vitit 1944 në këtë ndërtesë ka qenë i vendosur ish Komiteti i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë, ndërsa nga viti 1948 kjo shtëpi është shndërruar në bibliotekë të qytetit të Prishtinës. Ndërtesa e bibliotekës në oborrin e saj përmban edhe dy ndërtesa përcjellëse: sallën e leximit P+0 dhe arkivin P+0, të ndërtuara me material të ri ndërtimor, e që së bashku përbëjnë një ansambël arkitektural.