Trashëgimia Arkitekturale
Trashëgimia arkitekturore përfshinë të gjitha veprat ndërtimore, të ngritura prej dorës së njeriut apo në proces kronologjik ato të përshtatura në mjedisin natyror, për t'u shfrytëzuar për banim dhe funksione tjera. Këto vepra në cilësinë e monumentit mund të jenë të në gjendje të shfrytëzueshme apo rrënoje. Në përgjithësi janë ato të cilat kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Teqja e Shejh Banit
Teqeja e Sheh Banit gjendet në vendin e quajtur "Mëhalla e Qylit”, pranë lumit Krena. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Funksioni primar i teqesë ka qenë fetar, por në këtë objekt janë kryer edhe shumë veprimtari arsimore. Teqeja e Sheh Banit i takon tarikatit Sadi. Themelues i teqesë ka qenë Baba Sadik dhe Baba Ahmet, kuburet (varret) e të cilëve gjenden në teqe. Emrin teqeja e ka marrë nga Baba Sheh Bani ose Sheh Shabani II që ka qenë Sheh prej vitit 1911-1942. Varrezat (kuburit) e para të ...
Teqja Halveti
Teqeja e Madhe në Rahovec i takon tarikatit Halveti. Ky objekt sakral islam gjendet në qendër të qytetit të Rahovecit. Teqeja e Halvetive në Rahovec është ndërtuar në vitin 1145 sipas hicrit/ 1732 viti kalendarik. Themeluesi i kësaj teqeje është: Shejh Sylejman Baba Rahoveci, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1185 h/ 1771. Kompleksi i teqes përbëhet nga disa njësi kryesore: teqja me hapësirat e dedikuara për besimtarët e Tarikatit Halveti; dy tyrbe ku janë varrosur udhëheqësit shpirtëror të teq ...
Trafo e rrymës
Trafo e rrymës e ndërtuar në shek. XX. Është ndërtesë në funksion të nënstacionit si pjesë përbërëse e sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Kjo trafo e rrymës gjendet në qendrën historike të Prishtinës, në lagjen “Tophane”. Ndërtimi i takon periudhës së modernizmit dhe është e murosur me tulla të plota prej argjile me kënde të projektuara jashtë për 5 cm. Trafoja është e mbuluar me kulm katërujor të përbërë prej katër kulmareve me mur kallkan dhe tetë faqe ...
Tyrbja e Baba Hasanit
Tyrbja e Dervish Hasanit, e cila në popull njihet si tyrbja e Baba Hasanit, gjendet në fshatin Krushë e Vogël, pranë magjistrales Prizren – Gjakovë, komuna e Prizrenit, me pjesën ballore të orientuar kah lindje-perëndimi. Është e vendosur në skaj të rrugës dhe e rrethuar me rrethoja hekuri. Ndërlidhet me oborrin ku gjenden: lisi shumëshekullor i dushkut, çezma dhe varret. Tyrbja është në formë të tetëkëndëshit. Në të është i varrosur Dervish Hasani, dervish i radhës Halveti, bashkëkohës i sheh ...
Tyrbja e Bajraktarit
Tyrbja e Bajraktarit gjendet në të dalë të qytetit të Prishtinës në drejtim të Vushtrrisë, në rrafshnaltën e quajtur Mazgit dhe i përket shek. XIV. Në rrafshnaltë përpos Tyrbes së Bajraktarit gjendet edhe një numër i varreve turke. Thuhet të jetë ndërtuar për bajraktarin e Sulltan Muratit, të quajtur Mestan, të nderuar me titullin e dëshmorit (në gjuhën turke Gazi), sipas të cilit edhe e ka marrë emrin kjo tyrbe. Tyrbja i takon tipit të mbyllur të tyrbeve një hapësinore të mbuluara me kupolë. K ...
Tyrbja e Dades Hatë
Tyrbja e “Dadës Hatë”-Junik Gjatë periudhës osmane, pos xhamive, si objekte kulti, u ndërtuan edhe një numër i konsiderueshëm i tyrbeve. Mauzoleunet (monumentet mbivarrore) ngriteshin në shenjë përkujtimi ndaj personaliteteve fetare. Edhe në Junik në aksin rrugor Junik, Dobrosh, Nivokaz , në Lagjen Berishë, është ndërtuar një monument mbivarror, pra fjala është për “Tyrben e Dadës Hatë”, e cila bënë pjesë në objektet sakrale të konfeksionit islamo-shqiptar. Kjo Tyrbe është vepër arkit ...
Tyrbja e Dallgën Babës
Tyrbja e Dallgën Babës gjendet në lagjen “Ortakoll”, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të tyrbes gjendet një oborr i vogël dhe një ndërtesë për mbikëqyrjen e tij. Tyrbja gjendet përballë xhamisë së re “Antalja”, në lagjen “Ortakoll”. Është monument sakral i padatuar. Qasja në tyrbe realizohet nga rruga përmes derës së vogël prej metali. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi. Materialet e ndërtimit janë të kohës: betoni i armuar, blloqe betoni, llaç vazhdues, t ...
Tyrbja e Kalender Babës
Tyrbja e Kalender Babës gjendet në lagjen e “Terzi-Mëhallës” në mes të rrugëve “Indrit Cara-Kavaja” dhe “Zahir Pajaziti”, me pjesën ballore të orientuar kah veriu. Në afërsi të tyrbes gjendet ndërtesa e Islahanes dhe Gjimnazi “Gjon Buzuku”. Tyrbja është e ndërtuar mbi themele prej guri me planimetri drejtkëndëshe, dimensionet 310x480 cm. Struktura e mureve rrethuese është e përpunuar me gurë lumi në lartësi afër 80 cm, ndërsa vërehet muratimi i shtresës me blloqe betoni mbi murin ekzistues, gj ...
Tyrbja e Musa Efendiut
Tyrbja e Sheh Kutub Musa Efendiut gjendet në lagjen e “Tabkhanes”, pranë teqesë së rrënuar, shtëpisë së familjes Shehu dhe Xhamisë së Ahmed Beut. Teqeja është e ndërtuar në vitin 1575, ndërsa tyrbja më vonë. Tyrbja është e orientuar me pjesën ballore kah lindja dhe është e rrethuar me oborre nga të dy anët. Në afërsi të saj gjendet një lis shumëvjeçar. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi, ku muret e saj nga pjesa lindore dhe jugore janë origjinale të kohës së hershme, prej qe ...
Tyrbja e Sulltan Muratit
Tyrbja e Sulltan Muratit gjendet në fshatin Mazgit të Obiliqit. E ndërtuar në shek. XIV, është një ndër veprat më të vjetra të arkitekturës osmane në Ballkan. Kjo tyrbe u ndërtua për trashëgimtarin e tretë të fronit osman, Sulltan Muratin I, i cili ra dëshmor në Betejën e Parë të Kosovës që u zhvillua më 8 qershor të vitit 1389. Në këtë tyrbe gjendet varri i Sulltan Muratit (një arkë e punuar me dërrasa), i cili është i rrethuar me varre të personave të cilët e kanë ruajtur varrin me dekada. ...