Teqja Halveti

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-251/68


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2002


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Teqeja e Madhe në Rahovec i takon tarikatit Halveti. Ky objekt sakral islam gjendet në qendër të qytetit të Rahovecit. Teqeja e Halvetive në Rahovec është ndërtuar në vitin 1145 sipas hicrit/ 1732 viti kalendarik. Themeluesi i kësaj teqeje është: Shejh Sylejman Baba Rahoveci, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1185 h/ 1771. Kompleksi i teqes përbëhet nga disa njësi kryesore: teqja me hapësirat e dedikuara për besimtarët e Tarikatit Halveti; dy tyrbe ku janë varrosur udhëheqësit shpirtëror të teqes; oborri dhe hapësirat ekonomike. Ndërtesa e teqes ka planimetri jo të rregullt ku gjenden dhoma e Shehut, dhoma e takimit të besimtarëve me Shehun, salla e lutjeve – Semahane dhe biblioteka e cila posedon një fond të pasur me libra e dorëshkrime të vjetra. Në jug të teqes është e bashkangjitur tyrbja e cila edhe e formon fasadën e kompleksit kah rruga kryesore. Fasada ballore përbëhet nga nëntë dritare me hapje gjysmë rrethore, dhe është e pasuvatuar ku vërehet struktura e gurëve të gdhendur në formë të rregullt. Në oborr të kompleksit gjenden: Çeshmja e vjetër nga guri mermer, i gdhendur, i cili furnizohet me ujë nga burimi i Vrellës me rënie të lirë; Pitosi i zbuluar në tumën e Hamzagë, që daton nga prehistoria; Guri mbivarror nga mermeri ku janë të ruajtur mbishkrimet dhe ornamentet me motive florale dhe dy rozeta në reliev. Pllaka ka këtë mbishkrim: "D – M IVUA AURELIO GAL AN XXX DASSIO GALLEAS" Teqja është e ndërtuar me gur, ndërsa kulmi fillimisht ka qenë i mbuluar me rrasa guri, material tradicional dhe karakteristik për Rahovecin. Enterieri i teqes ka një trajtim të lartë etnologjik dhe është i pasur me elemente tradicionale të teqes, sikurse: libra dhe dorëshrkime të vjetra, vegla, instrumente muzikore etj. Konstruksioni i saj përbehet nga druri i stilizuar dhe i përpunuar mire. Është ndërtuar nga mjeshtrit vendor. Në dhomën e lutjeve - semahane gjendet nisha që e shënon mihrabin, e dekoruar me pllaka qeramike me motive gjeometrike. Teqja gjatë periudhave të ndryshme kohore ka përjetuar intervenime të ndryshme për adaptim në kushtet moderne, me ç’rast rrasat e gurit nga kulmi janë zëvendësuar me tjegulla argjile.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001774


Emri: Teqja Halveti


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Rahovec


Qyteti/Fshati: Rahovec


Lokaliteti: Qendra e Rahovecit


Kodi Postar: 21000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII