Teqja e Shejh Banit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014
Historiku
Teqeja e Sheh Banit gjendet në vendin e quajtur "Mëhalla e Qylit”, pranë lumit Krena. Objekti është ndërtuar në shek. XIX. Funksioni primar i teqesë ka qenë fetar, por në këtë objekt janë kryer edhe shumë veprimtari arsimore. Teqeja e Sheh Banit i takon tarikatit Sadi. Themelues i teqesë ka qenë Baba Sadik dhe Baba Ahmet, kuburet (varret) e të cilëve gjenden në teqe. Emrin teqeja e ka marrë nga Baba Sheh Bani ose Sheh Shabani II që ka qenë Sheh prej vitit 1911-1942. Varrezat (kuburit) e para të teqesë i përkasin tri vajzave të rëna shehid në kohën e luftërave austriako-turke (1683-1699). Teqeja e Sheh Banit përbëhet nga objekti i teqesë, e cila ka dy kate dhe objekti i tyrbes, të vendosura si një tërësi. Teqeja përmban samahanen, ku kryheshin ritet fetare, dy dhoma për mysafirë, si dhe tyrben si hapësirë e veçantë. Samahanja është e mbuluar me një kupolë madhështore me mjaft dekorime, afreske, fotografi dhe pajisje për kryerjen e ritit të ziqrit. Dhomat e mysafirëve po ashtu janë të punuara me material të drurit. Nga ana e jashtme objekti ka një pamje madhështore, me çardakun që zë vend dominues, dritaret të renditura në mënyrë harmonike, ku secila prej tyre ka korniza dekorative përreth. Materiali i përdorur në ndërtimin e objektit është guri – në themele. Muret janë nga tullat e pjekura. Konstruksioni i ndërkatit është nga trarë druri të bungut me dysheme dërrasash. Kulmi, që është me shumë rënie, po ashtu është nga druri i mbuluar me tjegulla të rrafshëta. Objekti i tyrbes është i një madhësie mesatare ngjitur me objektin e teqesë. Tyrbja nga ana e jashtme përcjell në vazhdimësi arkitekturën e teqesë, ndërsa brenda ka një hapësirë të vetme të mbuluar me kulm, i mbështetur në bazë tetëkëndëshe. Tavani është i veshur me dërrasa dhe shiklla.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000640
Emri: Teqja e Shejh Banit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë
Lokaliteti: "Mahalla e Qylit"
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: Mihajl Grameno
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Tuma ilire te ura e Fshejt - Ujzë
XHAMIA E MAHMUT PASHËS

Ura e Terziut
MEDRESA E MADHE

Teqeja e Sheh Danjollit