Trashëgimia Arkitekturale
Trashëgimia arkitekturore përfshinë të gjitha veprat ndërtimore, të ngritura prej dorës së njeriut apo në proces kronologjik ato të përshtatura në mjedisin natyror, për t'u shfrytëzuar për banim dhe funksione tjera. Këto vepra në cilësinë e monumentit mund të jenë të në gjendje të shfrytëzueshme apo rrënoje. Në përgjithësi janë ato të cilat kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Shtëpi banimi - Tahir Rrahmani
Në lagjen “Baliaj” të fshatit Açarevë, komuna e Skenderajt, gjendet kulla dykatëshe e Tahir Rrahmanit. Sipas Tahir Rrahmanit këtë kullë e ka ndërtuar babagjyshi, Rrahman Azemi. Kulla është ndërtuar në dhjetëvjetëshin e fundit të shek. XVIII. Kulla ka funksion banimi. Në katin përdhese gjenden dy dhoma, njëra është për qëndrim ditor të familjes dhe tjetra ka shërbyer vend për lënien e kafshëve me rastin e ardhjes së mysafirëve, ndërsa kati i dytë ka dy dhoma banimi dhe odën për mysafirë. Pë ...
Shtëpi banimi (IMMK)
Shtëpia ku sot është i vendosur Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës daton nga gjysma e dytë e shekullit XIX. U ndërtua nga Maliq Pasha, një zotëri feudal nga Kosova, dhe sot është në mbrojtje të shtetit, si një ndër shembujt më interesantë të tipologjisë së arkitekturës qytetare të banimit në Kosovë. Në dekadat e fundit të shek. XIX në shtëpi ka qenë e vendosur administrata e parë e Vilajetit të Kosovës. Në të njëjtën kohë aty ka funksionuar edhe shtypshkronja e tyre. Në vitin 1957 ...
Shtëpi Banimi e Asim Leniqit
Në zonën e qytetit të përfshirë në planin rregullativ “Qendra” gjendet objekti rezidencial urban (P+1). Në qytet, kjo ndërtesë është e njohur si Shtëpia e Asim Leniqit. Në kujtesën e qytetarëve mbahet mend se Asim Leniqi, metalo-gdhendës, mjeshtër i njohur në qytet, u arrestua më 1941 dhe se gruaja e tij, Rezika ishte hungareze. Kjo shtëpi banimi u ndërtua në fund të shek.XVIII. Shtëpia kishte funksion të banimit të cilin funksion ajo deri sot e ka ruajt. Kjo shtëpi kryesisht e ka ruajt g ...
Shtëpi banimi e Hyjnilerëve
Shtëpia e Hyjnilerëve i përket tipit të shtëpive qytetare të ndërtuara kah fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XX. Pjesa qendrore e shtëpisë është divanhanja në të cilën arrihet prej përdheses përmes shkallëve gjysmë rrethore nga druri. Divanhanja paraqitet në pjesën e nxjerrë në këndin e fasadës kryesore. Nga divanhanja hyhet në të gjitha dhomat me formë drejtkëndëshe. Ndërtesa ka dy etazhe, përdhesen dhe katin, pjesërisht me konstruksion të drurit të mbushur me qerpiçë. Pjesa kryesore e fa ...
Shtëpi Banimi e Reshat Feratit
Në bërthamën e qytetit të Mitrovicës gjendet shtëpia e banimit me pronar Reshat Feratin. Shtëpia është ndërtuar në shek. XX. Shtëpia me etazhe P+1 ka pasur funksion banimi. Deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999 në shtëpi kanë banuar dy familje, ajo e Reshat Feratit dhe familja e Jeremiq Bogdanes. Të dy familjet i kishin hyrjet e ndara për qasje. Kati përdhese është ndërtuar nga guri, ndërsa kati i parë është ndërtuar nga tullat e plota të argjilës së pjekur. Në përdhese shtëpia ka p ...
Shtëpi Banimi Pilingjurka
Shtëpia e Pilingjurkajve (Tahirbegollëve) Në afërsi të kodrës “Tabie” në Pejë, në lagjen Jarinë gjendet Shtëpia e vjetër qytetare, e quajtur Shtëpia e Pilingjurkajve. Ky ndërtim si objekt banimi është realizuar nga mjeshtër popullorë shqiptarë në shekullin XIX. Monumenti paraqet një ndërtesë mjaft të rrallë të arkitekturës tradicionale të qytetit. Objekte të ngjashme kemi pasur vetëm në qytetin e Pejës, mirëpo shumica e tyre janë shkatërruar gjatë luftës, andaj Shtëpia e Pilingjurkajve ...
Shtëpi banimi-Fetah Loshi
Në fshatin Pemishtë (Padalishtë), komuna e Skenderajt, gjendet shtëpia e banimit, (sipas njësimit në popull) Çardaku i Ukë Fetahut. Sipas të dhënave të marra nga banorët e asaj lagjeje e sidomos të moshuarit Musa Loshi, i lindur më 1945, thuhet se çardaku është shumë i hershëm saqë nuk mbahet mend lashtësia e tij. Sipas tij periudha nga ndërtimi e deri më sot numëron shtatë gjenerata. Kështu i bie se çardaku është ndërtuar në vitet e para të shekullit XIX. Shtëpia ishte dykatëshe. Kati i par ...
Shtëpi me çardak e Sejdi Ismajl Budrigës
Në fshatin Budrigë e Epërme, të komunës së Gjilanit, gjendet shtëpia e Sejdi Ismajl –Budrigës. Kjo shtëpi është ndërtuar diku rreth viteve 1908-1912. Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesën dhe katin e parë. Në përdhesë gjenden dhomat e anëtarëve të familjes. Në kat, në pjesën e përparme, shtëpia ka çardakun i cili është i rrethuar me dërrasa, të punuara nga mjeshtërit popullorë me dekore. Po ashtu në kat, gjendet oda e mysafirëve dhe dhomat tjera që janë shfrytëzuar për nevoja shtëpiake. Shtëpia r ...
Shtëpia - kullë e Rufki Brahës në Stagovë
Në fshatin Stagovë, komuna e Kaçanikut, gjendet shtëpia – kullë e Rufki Brahës. Shtëpia e Rufki Brahës është ndërtuar më 1952 në teknikë tradicionale vernakulare me gurë, llaç balte dhe hatulla. Meqë është shtëpi e madhe, mjeshtërve të kohës u ka marrë kohë rreth 6 muaj për ndërtimin e saj. Mjeshtër ishin Hamëz Braha dhe Mejdi Braha. Shtëpia ka tri dhoma në kat, ndërsa një sallon në katin përdhese, të adaptuar më vonë dhe dy dhoma të tjera. Shtëpia është e banueshme. Në të jetojnë tri familje. ...
Shtëpia e Muhamer Shabanit në Përlepnicë
Shtëpia e Muhamer Shabanit gjendet në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit. Shtëpia është ndërtuar në dekadën e fundit të shek. XIX, pikërisht më 1880. Është e vendosur në vend të rrafshët dhe ka vlera historike, arkitekturale, artistike e estetike. Është ndërtesë me karakter banimi familjar e që në vetvete përmban elemente shqiptare. Sipas të dhënave të familjarëve, shtëpia është ndërtuar nga Shaban Aga, stërgjyshi i Muhamerit, i cili ishte djali i Ahmetit që gjatë periudhës së sundimit os ...