Shtëpi me çardak e Sejdi Ismajl Budrigës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në fshatin Budrigë e Epërme, të komunës së Gjilanit, gjendet shtëpia e Sejdi Ismajl –Budrigës. Kjo shtëpi është ndërtuar diku rreth viteve 1908-1912. Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesën dhe katin e parë. Në përdhesë gjenden dhomat e anëtarëve të familjes. Në kat, në pjesën e përparme, shtëpia ka çardakun i cili është i rrethuar me dërrasa, të punuara nga mjeshtërit popullorë me dekore. Po ashtu në kat, gjendet oda e mysafirëve dhe dhomat tjera që janë shfrytëzuar për nevoja shtëpiake. Shtëpia ruan formën dhe pamjen fillestare të ndërtimit me ndonjë renovim të vogël aty-këtu. Ndërtimi i takon tipit shtëpi, dhe është realizuar me gurë, dru e qeramide kulmi. Prej përdhese në kat të çojnë shkallët e ndërtuara nga guri. Dritaret kanë formë katrore dhe kanë përmasa mesatare, dhe si duket kanë pësuar ndryshime nga ato fillestaret duke iu përshtatur kohës. Shtëpia nuk është më e banueshme. Shtëpia në fjalë përpos vlerës së vjetërsisë ka edhe vlerë historike pasi që Sejdi Ismajl – Budriga, si dhe djemtë e tij më vonë, Nazimi dhe Destani, ishin luftëtarë të çështjes kombëtare. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: e Sejdë Ismajl Budrikës në Budrikë të Epërme, tani më nuk ekziston eshtë e rrënuar tërësisht dhe se duhet të dalë nga lista e LKTMP.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001201


Emri: Shtëpi me çardak e Sejdi Ismajl Budrigës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Viti


Qyteti/Fshati: Budrigë e Epërme


Lokaliteti: Budrigë e Epërme


Kodi Postar: 61000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XX