Shtëpia - kullë e Rufki Brahës në Stagovë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015
Historiku
Në fshatin Stagovë, komuna e Kaçanikut, gjendet shtëpia – kullë e Rufki Brahës. Shtëpia e Rufki Brahës është ndërtuar më 1952 në teknikë tradicionale vernakulare me gurë, llaç balte dhe hatulla. Meqë është shtëpi e madhe, mjeshtërve të kohës u ka marrë kohë rreth 6 muaj për ndërtimin e saj. Mjeshtër ishin Hamëz Braha dhe Mejdi Braha. Shtëpia ka tri dhoma në kat, ndërsa një sallon në katin përdhese, të adaptuar më vonë dhe dy dhoma të tjera. Shtëpia është e banueshme. Në të jetojnë tri familje. Ndodhet në një lartësi mbidetare prej 566 metrash, në një kodër të ndarë me një përroskë nga shtëpia e Shaip Hysajt. Ndërtimi i takon tipit shtëpi – kullë dhe ka formën katërkëndëshe. Ndërtimi është realizuar me gurë prej të cilëve ka edhe të latuar dhe gjysmë të latuar. Muret janë të lidhura me hatulla prej druri në distanca të vogla. Kulmi katërujor i lidhur në dy pika është i mbuluar me tjegulla. Dritaret janë të vogla, në formë katërkëndëshi. Dritaret e katit të dytë janë të reja, ndërsa të përdheses janë ende origjinale dhe kanë grila. Intervenimi emergjent në shtëpinë e Rufki Brahës është ndërmarrë në vitin 2013, ku janë trajtuar kulmi, lagështia dhe janë vendosur ulluqet.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 001068
Emri: Shtëpia - kullë e Rufki Brahës në Stagovë
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjilan
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Kaçanik
Qyteti/Fshati: Stagovë
Lokaliteti: Stagovë
Kodi Postar: 71000
Emri i rrugës: Rr. “Milaim Hysa”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XX
Të rejat nga trashëgimia
Kalaja e Kaçanikut
Cigarellëk
Lokalitet arkeologjik në Paldenicë
Mbajtëse gotash (Ferash)
Kalaja e Llanishtës