Shtëpi banimi-Fetah Loshi
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 03.12.2005
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Historiku
Në fshatin Pemishtë (Padalishtë), komuna e Skenderajt, gjendet shtëpia e banimit, (sipas njësimit në popull) Çardaku i Ukë Fetahut. Sipas të dhënave të marra nga banorët e asaj lagjeje e sidomos të moshuarit Musa Loshi, i lindur më 1945, thuhet se çardaku është shumë i hershëm saqë nuk mbahet mend lashtësia e tij. Sipas tij periudha nga ndërtimi e deri më sot numëron shtatë gjenerata. Kështu i bie se çardaku është ndërtuar në vitet e para të shekullit XIX. Shtëpia ishte dykatëshe. Kati i parë ka shërbyer për ndeja, ndërsa më vonë ka shërbyer për lënien e kuajve të mysafirëve. Kati i sipërm ka qenë odë për mysafirë, në të cilën janë mbajtur ndeja me karaktere të ndryshme. Gurët për ndërtimin e këtij çardaku janë marrë nga arat e Çitakëve. Që nga ndërtimi i tij e gjer më sot në të nuk është intervenuar asnjëherë. Gjerë në vitet e tetëdhjeta familjarët kanë banuar në të. Pas këtyre viteve është i pabanuar. Shtëpia me konstruksion druri është punuar me teknikën e shtyllave dhe trarëve konstruktivë. Muret janë të realizuara me palosje në hullizat e shtyllave. Konstrukti qëndron mbi katin përdhese, i cili është i punuar nga gurë të lidhur mes vete, të mbajtura me hatulla druri. Kulmi katërfaqësor është i mbuluar me qeramidhe tradicionale. Shtëpia është jashtë funksionit.