Shtëpi Banimi e Reshat Feratit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Në bërthamën e qytetit të Mitrovicës gjendet shtëpia e banimit me pronar Reshat Feratin. Shtëpia është ndërtuar në shek. XX. Shtëpia me etazhe P+1 ka pasur funksion banimi. Deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999 në shtëpi kanë banuar dy familje, ajo e Reshat Feratit dhe familja e Jeremiq Bogdanes. Të dy familjet i kishin hyrjet e ndara për qasje. Kati përdhese është ndërtuar nga guri, ndërsa kati i parë është ndërtuar nga tullat e plota të argjilës së pjekur. Në përdhese shtëpia ka pasur dy hapësira deponimi që janë shfrytëzuar nga të dy familjet, ndërsa kalimi në kat mundësohet nga shkallët që janë të punuara nga konstrukti i drurit. Pjesa në të cilën banonte familja serbe ka një paradhomë, banjën, kuzhinën si dhe dy dhoma gjumi, ku secila dhomë ka nga dy hapësira ndriçimi. Në pjesën tjetër të katit nga ana e djathtë nga banonte familja Ferati ka gjithsejtë katër dhoma dhe një depo, ku secila dhomë ka nga një hapësirë ndriçimi. Hapësirat hyrëse dhe ato të ndriçimit kanë konstruksion druri ne gjendje jo të mirë. Ne vitin 2015/16 pronari ne marrëveshje me familjen Jeremiq ka arritur marrëveshje për blerje, me që rast i tërë objekti ka kaluar në pronësi të familjes Ferati. Ne vitin 2016 është hartuar projketi për ndërhyrje emergjente. Ne vitin 2017 kane filluar te realizohen punimet ne përforcime te konstruktit masiv, mes katit, kulmit dhe fasadës. Ne vitin 2018 duke pare se objekti nga hapësirat ndriçuese dhe hyrës rrezikohej te fitonte lagështi dhe dëme tjera nga faktorët natyror QRTK ka vazhduar te inicojë marrëveshje për punimin dhe vendosjen e dyerve dhe dritareve ne objekt. Objekti ka arritur te krijoj stabilitet dhe qëndrueshmëri. Sot është ne gjendje te mire. Ne vitin 2019 pronari ka fituar një përkrahje nga MBPZHR për te funksionalizuar nje pjese te katiti përdhe me destinim te pikës shitëse te ushqimit tradicional. Ne janar te viti 2020 pronari ka hapur piken shitëse te ushqimeve si me larte.