Shtëpi banimi - Tahir Rrahmani

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: N.A. Data e Mbrojtjes: 20.11.2002


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021



Historiku


Në lagjen “Baliaj” të fshatit Açarevë, komuna e Skenderajt, gjendet kulla dykatëshe e Tahir Rrahmanit. Sipas Tahir Rrahmanit këtë kullë e ka ndërtuar babagjyshi, Rrahman Azemi. Kulla është ndërtuar në dhjetëvjetëshin e fundit të shek. XVIII. Kulla ka funksion banimi. Në katin përdhese gjenden dy dhoma, njëra është për qëndrim ditor të familjes dhe tjetra ka shërbyer vend për lënien e kafshëve me rastin e ardhjes së mysafirëve, ndërsa kati i dytë ka dy dhoma banimi dhe odën për mysafirë. Përveç vlerave arkitektonike që i posedon, kësaj kulle ia ngritë vlerën dhe i jep karakter fortifikate veprimtaria patriotike e cila është zhvilluar në këtë kullë. Kulla ka shërbyer edhe si vend për mbajtjen e dasmave, të pamjeve, pajtimit të gjaqeve. Pas luftës së fundit (1998-1999) kulla ka shërbyer edhe për zhvillimin e kulturës artistike. Në këtë kullë është gjiruar filmi i aktorit tonë të mirënjohur Adem Mikullovci,‘‘Martesa e Bariut’’. Kulla është ndërtuar mbi themele me etazhe P+1, me mure konstruktive të ndërtuara nga gurët e latuar të lidhur mes vete me llaç dhe të shtanguara me hatulla druri, të vendosura horizontalisht në pesë radhë, dhe radha e gjashtë që funksionon edhe si kurorë e konstruksionit të kulmit nga druri. Shtyllat mbajtëse të vendosura në katin përdhese i krijojnë stabilitet dyshemesë së katit të sipërm përmes jastëkëve të profilizuar, të vendosur mbi shtylla. I gjithë konstruksioni i meskatit, tavanit dhe kulmit janë nga druri. Mbulesa e kulmit është me rrasa guri. Hapësira ndriçuese karakterizohet me hapjet drejtkëndore dhe ato me hark në formë frëngjish. Kulla është jashtë funksionit. Kulla ka të ruajtur pamjen origjinale që nga koha e ndërtimit.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001794


Emri: Shtëpi banimi - Tahir Rrahmani


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Skënderaj


Qyteti/Fshati: Skënderaj/Açarevë


Lokaliteti: Açarevë


Kodi Postar: 41000


Emri i rrugës: Fsh. Açarevë



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XVIII