Shtëpi banimi (IMMK)

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 731/1957


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016-2019



Historiku


Shtëpia ku sot është i vendosur Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës daton nga gjysma e dytë e shekullit XIX. U ndërtua nga Maliq Pasha, një zotëri feudal nga Kosova, dhe sot është në mbrojtje të shtetit, si një ndër shembujt më interesantë të tipologjisë së arkitekturës qytetare të banimit në Kosovë. Në dekadat e fundit të shek. XIX në shtëpi ka qenë e vendosur administrata e parë e Vilajetit të Kosovës. Në të njëjtën kohë aty ka funksionuar edhe shtypshkronja e tyre. Në vitin 1957 kur ndërtesa u ble nga Enti Krahinor, ajo ishte në gjendje të keqe, mirëpo me intervenimet e bëra menjëherë është shpëtuar nga shkatërrimi i sigurt, me ç’rast i është kthyer pamja e saj fillestare. Shtëpia ka pasur oborr shumë të gjerë të ndarë në “haremllëk” dhe “selamllëk”. Dy anët e murit rrethues janë origjinale me intervenime të vogla në suva dhe gëlqerosje dhe objektet përcjellëse të shtëpisë janë të reja, por i përshtaten arkitekturës së shtëpisë. Ndërtesa qendrore (shtëpia) është origjinale, me intervenime të vogla, duke iu përshtatur nevojave të kohës si zyre, bibliotekë, arkiv etj. Fasada ballore është e orientuar kah jugu dhe oborri i rrethuar me mure të mbuluara me tjegulla tradicionale. Shtëpia është simetrike, me planimetri drejtkëndëshe me etazhitet P+1. Në fasadën ballore ka çardak të mbyllur, ndërsa shtëpia ka mure të trasha prej qerpiçi. Muret e përparme të katit dalin 30 cm nga rrafshi i murit për të formuar kurorën që thyen monotoninë dhe zbukuron ndërtesën. Kulmi ka rënie të vogël me strehë të gjerë me dimensione 120 cm dhe mbulesë prej qeramidheve. Nga hyrja kryesore e oborrit deri te veranda-hajati i shtëpisë, arrihet përmes shtegut të shtruar me gurë kalldrëme. Nga veranda përmes dyerve dykrahëshe hyhet në holl ku gjendet vatra. Në anën e majtë nga holli, përmes një korridori të ngushtë, arrihet te kthina sanitare. Nga të dy anët e këtij korridori të ngushtë gjendet edhe nga një kthinë. Në divanhane, në kat, arrihet përmes shkallëve njëkrahëshe të punuara nga druri. Radhitja e kthinave në kat është e njëjtë me radhitjen e kthinave në përdhese. Konstruksioni i dyshemesë është me trarë të drurit të mbuluar me dërrasa në të gjitha kthinat, përpos hollit të përdheses, i cili është i shtruar me gurë kalldrëm. Të gjitha dyert, si ato njëkrahëshe dhe dykrahëshe, janë të punuara nga druri masiv dhe janë punim i mëvonshëm; vetëm dera që çon nga holli në korridorin e ngushtë nga ana perëndimore është autentike. Muret janë të gëlqerosura. Dritaret janë drejtkëndëshe prej druri me qepena druri dhe në përdhese janë të mbuluara me rrjetë të punuar prej qeparëve të drurit të quajtura “tolpija”. Brendësia dhe mobilieria janë të kohës më të re por të përshtatura me stilin origjinal që karakterizohet me ulëset e asaj kohe –minderet, të mbuluara me qilima, dollapët e thellë në mur me kapakë druri dhe raftet prej druri dhe mangalli.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003084


Emri: Shtëpi banimi (IMMK)


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK - Prishtinë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prishtinë


Qyteti/Fshati: Prishtinë


Lokaliteti: Qendra historike e qytetit të Prishtinës


Kodi Postar: 10000


Emri i rrugës: Zenel Salihu, Nr. 9



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XIX