Shtëpi banimi e Hyjnilerëve
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 02-161/1967
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2019
Historiku
Shtëpia e Hyjnilerëve i përket tipit të shtëpive qytetare të ndërtuara kah fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XX. Pjesa qendrore e shtëpisë është divanhanja në të cilën arrihet prej përdheses përmes shkallëve gjysmë rrethore nga druri. Divanhanja paraqitet në pjesën e nxjerrë në këndin e fasadës kryesore. Nga divanhanja hyhet në të gjitha dhomat me formë drejtkëndëshe. Ndërtesa ka dy etazhe, përdhesen dhe katin, pjesërisht me konstruksion të drurit të mbushur me qerpiçë. Pjesa kryesore e fasadës në vijë horizontale përmban dritaret nga druri, të cilat u japin ndriçim të gjitha hapësirave të brendshme. Kulmi është katër ujor dhe është i mbuluar me tjegulla tradicionale. Dhomat janë të pasura me tavane, dollapë dhe hamamxhikë të dekoruar nga druri i profilizuar. Kjo shtëpi paraqet një lloj të posaçëm të arkitekturës qytetare ballkanike.