Xhamia në fshatin Verbicë e Zhegocit
Fshati Verbicë e Zhegocit shtrihet rreth 22 km në veriperëndim të Gjilanit. Është vendbanim kodrinoro – malor, përbëhet prej 11 lagjesh që janë mjaftë larg njëra prej tjetrës. Në fshatin Verbicë e Zhegocit gjendet Xhamia e Verbicës. Kjo xhami, sipas shënimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, është ndërtuar në vitin 1877. Xhamia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin e parë. Në pjesën hyrëse ka edhe çardakun të punuar me dru. Kulmi i saj është katërujës. E veçantë e kësaj xh ...
Xhamia në fshatin Pidiç
Në fshatin Pidiç, komuna e Gjilanit, gjendet Xhamia e Pidiçit. Xhamia e fshatit Pidiç supozohet se është ndërtuar në vitin e largët 1645. Është xhamia e tretë me radhë e ndërtuar në komunën e Gjilanit, pas asaj të Mireshit (1526) dhe asaj të Pogragjës (1625). Në të vërtetë, objekti i tanishëm, sipas dëshmive dhe gojëdhënave, është ndërtuar mbi bazën e xhamisë së vjetër dhe besohet se mund t’i ketë mbi 200 vite. Ndërtesa është dykatëshe dhe nuk ka minare, pra i takon tipit lokal të xhamive. Kj ...
Xhamia e Cërnicës (Minarja)
Xhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton nga viti 1775. Xhamia ka shërbyer për ceremoni fetare myslimane. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, xhamia është djegur nga forcat serbe. Nga xhamia e vjetër vetëm minarja ka mbijetuar. Minarja ka bazament në formë katrore dhe trung në formë rrethor. Në pjesën e sipërme të trungut të minares gjendet ...
Shtëpia e Zekirja Abdullahut -Gjilan
Në qytetin e Gjilanit, afër postës kryesore, gjendet Shtëpia e Zekirja Abdullahut. Shtëpia daton nga fundi i shek. XIX, ka pasur dhe ka funksionin e banimit. Shtëpia ka përdhesen dhe katin e parë, ku çdo ambient ka funksion të caktuar. Në të dy katet janë dhomat e banimit. Ndërtimi i takon tipit shtëpi tradicionale me stil qytetar-shqiptar. Ndërtimi është realizuar me gurë, qerpiçë dhe dru. Kjo shtëpi është ndër shtëpitë më të bukura të qytetit të Gjilanit e cila ka një arkitekturë të veçantë. ...
Shtëpia e Isak Pozharanit
Në qytetin e Gjilanit në rrugën “Abdulla Tahiri” gjendet shtëpia dykatëshe e Isak Pozharanit. Kjo shtëpi ka filluar të ndërtohet në vitin 1908 nga Kurtesh Pozharani dhe ka përfunduar në vitin 1913. Vlerat që e shoqërojnë këtë objekt janë historike, të vjetërsisë dhe reprezentative. Shtëpinë e shoqëron edhe një historik shumë interesant, pasi është ndërtuar nga një figurë historike e shekullit XIX, Kurtesh Kurteshi nga Pozherani, i njohur si Kurtesh Aga. Ky objekt ndërlidhet me ngjarje të sh ...
Shtëpia e Ilmi Rrustemit - Kokaj
Shtëpia e Ilmi Rrustemit gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Sipas të dhënave të familjarëve të kësaj shtëpie, ky objekt u ndërtua rreth vitit 1947, menjëherë pas LDB-së. Shtëpia edhe pse mjaft e dëmtuar, ende e ruan gjendjen fillestare. Ndërtimi i takon tipit shtëpi. Është realizuar me gurë, kryesisht të palatuar, si dhe me hatulla druri, dhe i takon teknikës rustike (fshatarake). Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin. Në përdhese nga korridori arrihet në dy dhoma, kurse ...
Shtëpia e Ajet Kokës
Shtëpia e Ajet Kokës gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Është ndërtuar në fillim të viteve të ‘60 të shekullit XX. Ajet Koka shtëpinë e kishte ndërtuar pasi ishte liruar nga burgu, në të cilin kishte qëndruar për 7 vite me radhë. Në vitin 1970, Ajeti qe detyruar të shpërngulet nga Kokaj për t’i ikur UDB-së serbe. Ishte vendosur në Maqedoni, pastaj në Leran të Preshevës ku i jetojnë edhe sot pasardhësit. Shtëpia është e vogël, e ka vetëm katin përdhese dhe ka kulm katërujor të mbu ...
Shtëpia e Muhamer Shabanit në Përlepnicë
Shtëpia e Muhamer Shabanit gjendet në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit. Shtëpia është ndërtuar në dekadën e fundit të shek. XIX, pikërisht më 1880. Është e vendosur në vend të rrafshët dhe ka vlera historike, arkitekturale, artistike e estetike. Është ndërtesë me karakter banimi familjar e që në vetvete përmban elemente shqiptare. Sipas të dhënave të familjarëve, shtëpia është ndërtuar nga Shaban Aga, stërgjyshi i Muhamerit, i cili ishte djali i Ahmetit që gjatë periudhës së sundimit os ...
Oda e Fevzi Hoxhës
Në fshatin Cernicë, rreth 8 km në jug-perëndim të Gjilanit, gjendet Oda e Mulla Vehbiut, tani pronë e nipit të tij Fevzi Hoxhës (1932). Sipas Fevziut, oda është ndërtuar në vitin 1928, nga gjyshi i tij, mulla Vehbi Hoxha. Mjeshtër për ndërtimin e saj kanë qenë djemtë e Hysen Hoxhës. Oda ka planimetri drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar në përdhese dhe kat. Përdhesja për një kohë është shfrytëzuar si mejtep (shkollë e fshatit). Kurse në katin e parë është vendosur oda. Oda paraqet hapësirën ...
Objekti i Teknikës Popullore
Objekti i ish -Teknikës Popullore gjendet në rrugën “Adem Jashari”, përballë postës së sotme, në qendër të Gjilanit. Është ndër objektet e pakta publike të vjetra të qytetit që ka shpëtuar ende pa u rrënuar. Ky objekt është ndërtuar nga familja e Petar Todoroviqit, në vitet 1934/35. Është e ndërtuar në dy etazhe, përdhese dhe kati i parë dhe është e mbuluar me kulm katër ujor. Fasada ballore është e trajtuar me elemente neoklasike, ku vlen të theksohet balli i epërm i cili e mbulon kulmin, dh ...