Shtëpia e Ajet Kokës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Shtëpia e Ajet Kokës gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Është ndërtuar në fillim të viteve të ‘60 të shekullit XX. Ajet Koka shtëpinë e kishte ndërtuar pasi ishte liruar nga burgu, në të cilin kishte qëndruar për 7 vite me radhë. Në vitin 1970, Ajeti qe detyruar të shpërngulet nga Kokaj për t’i ikur UDB-së serbe. Ishte vendosur në Maqedoni, pastaj në Leran të Preshevës ku i jetojnë edhe sot pasardhësit. Shtëpia është e vogël, e ka vetëm katin përdhese dhe ka kulm katërujor të mbuluar me tjegulla të vjetra – qeramidhe. I ka dy dhoma, njëra me dimensione 4 x 4 m dhe tjetra 2.5 x 2.5 m. Dhoma e madhe ishte përdorur për miq. Kjo dhomë i ka dy dritare, njëra me dimensione normale, ndërsa tjetra me dimensione më të vogla. Dhoma e vogël ishte përdorur për ndejë, si dhomë zjarri. E ka oxhakun dhe një gjiriz, kurse dritare nuk ka fare. Shtëpia është ndërtuar me qerpiçë dhe dru, përkatësisht hatulla vertikale dhe horizontale, si elemente konstruktive mbajtëse. Shtëpia ka vetëm themelin me gurë, me një thellësi deri në gjysmë metri. Mësohet se kjo shtëpi për disa vite ka shërbyer si bibliotekë e shkollës. Tani shtëpia është e pabanueshme dhe në gjendje shumë të keqe fizike. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: shtëpia e Ajet Kokës në fshatin Kokaj, Komuna e Gjilanit, duhet të mbetet pjesë e listës së LTKMP. Sepse, përveç vlerave historike që bartë në vete objekti gjendet në një pozitë mjaftë të mirë gjeografike, dhe do të mbetej një vlerë shumë interesante për Kokajt.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001167


Emri: Shtëpia e Ajet Kokës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Kokaj


Lokaliteti: Kokaj


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XX