Shtëpia e Isak Pozharanit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në qytetin e Gjilanit në rrugën “Abdulla Tahiri” gjendet shtëpia dykatëshe e Isak Pozharanit. Kjo shtëpi ka filluar të ndërtohet në vitin 1908 nga Kurtesh Pozharani dhe ka përfunduar në vitin 1913. Vlerat që e shoqërojnë këtë objekt janë historike, të vjetërsisë dhe reprezentative. Shtëpinë e shoqëron edhe një historik shumë interesant, pasi është ndërtuar nga një figurë historike e shekullit XIX, Kurtesh Kurteshi nga Pozherani, i njohur si Kurtesh Aga. Ky objekt ndërlidhet me ngjarje të shumta historike, të periudhave të ndryshme, siç është historia e pronarit dhe ndërtuesit të objektit, Kurtesh Agës, i cili i është kundërvënë pushtetit osman. Më pas gjatë periudhës së komunizmit, banorët e shtëpisë janë kërcënuar disa herë për t’u shpronësuar nga prona e tyre. Krahas vlerës historike, objekti shquhet edhe për vlerat arkitektonike si banesë qytetare me karakter masiv të ndërtimit, me planimetri katërkëndëshe. Është e ndërtuar me tulla të pjekura, i mbuluar me kulm dy ujor. Instalimi i ngrohjes qendrore, edhe pse i papërfunduar për shkaqe të rrethanave politike të kohës, është i një rëndësie të veçantë për studim. Shtëpia është e ndërtuar në përdhese dhe kat. Ka tetë kthina, katër në përdhese dhe katër në kat. Lidhja në mes kateve realizohet nëpërmjet shkallëve të brendshme nga druri. Në kat kah fasada ballore nga perimetri i mureve del në formë konzolle çardaku. Fasada ballore ka trajtim linear, ku hapjet e dritareve në formë drejtkëndëshe, janë të renditura në grupe nga tri dhe krijojnë një ritëm përsëritës. Enterieri është i pasur me dollapët e vjetër të vendosur në mure, ku dallohen kapakët nga druri. Duke marrë parasysh të gjitha elementet e lartcekura, ky objekt është reprezentativ për historinë e Gjilanit para më shumë se 100 viteve. Ne vitin 2012, ne kuader te projektit per Intervenime Emergjente, Ministria per ulture, Rini e Sport ka financuar renovimine kulmit dhe fasades se shtepise. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: shtëpia e Isak Pozharanit duhet të mbetet në LKTMP. Duke marrë parasysh të gjitha elementet e lartcekura, ky objekt është reprezentativ për historinë e Gjilanit para më shumë se 100 viteve.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000063


Emri: Shtëpia e Isak Pozharanit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Gjilan


Lokaliteti: Gjilan


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës: Abullah Tahiri



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XX