Atik Xhamia
Atik Xhamia, ndryshe e njohur si Xhamia e Medresesë, është ndërtuar në shekullin XVII. Është xhamia e parë e ndërtuar në qytet. Shënimet flasin për përfundimin e punimeve në vitin 1606, por hasen edhe shkrime që flasin për vitin 1609. E rëndësishme është se Atik Xhamia është ndërtuar në gjysmën e dytë të dhjetëvjetëshit të parë të shekullit XVII. Themelimi i Gjilanit si qendër rreth vitit 1750 bie ndesh me vjetërsinë e Atik Xhamisë. Një xhami e tillë nuk mund të ndërtohej në një vendbanim jo s ...
Çezma e Sahit Agës
Në afërsi të qyteti të Gjilanit, në dalje të qytetit kah fshati Malishevë, gjendet Çezma e Sahit Agës. Ky ndërtim u realizua, sipas të dhënave që janë marrë nga pronari i çezmës, para njëqind viteve. Pra, është ndërtuar në të njejtën kohë kur është ndërtuar edhe shtëpia - kullë e Sahit Agës. Çezma është e ndërtuar nga gurë të latuar dhe jo të latuar. Në pjesën e përparme, ku edhe buron uji përmes një gypi metalik, ka një gravim të thelluar në formë të gjysmëharkut me majë, ndërsa në mes ka nj ...
Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës (Shën Dhimitrit)- Kmetoc
Kisha e Shën Dhimitrit, e njohur si Kisha Varvara e Kmetocit, gjendet në verilindje të fshatit Kmetoc dhe është datuar si kishë e shekullit XIV. Mbetjet dëshmojnë për ekzistencën e manastirit. Thuhet se në fillim kisha e manastirit i është përkushtuar Shën Dhimitrit e më vonë Shën Varvarës. Kisha është një anijatshe, me naos dhe narteks. Narteksi gjendet në anën perëndimore dhe nga narteksi hyhet në naos. Në lindje të objektit ndodhet absida gjysmë rrethore nga brenda, kurse nga jashtë ka formën ...
Hambari i Feriz Llashticës
Në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, gjendet hambari i Feriz Llashticës. Ky ndërtim është realizuar në fund të shekullit XVIII. Hambari është karakteristik, në radhë të parë për madhësinë dhe patjetër për punën e bërë me dru. Hambari është vendosur në bazën prej guri. Bollëzat e tij janë të gjera dhe shumë të fuqishme, të punuara nga druri i bungut. Sipas gojëdhënave duhet të jenë edhe dy hambarë të këtillë në territorin e Anamoravës, që si duket i ka punuar një dorë. Është karakteristik ...
Hani i Fetah Qerimit në fshatin Verbicë e Zhegocit
Në fshatin Verbicë e Zhegocit, 20 km në veri-perëndim të Gjilanit, gjendet Hani i Fetah Qerimit. Ky ndërtim është realizuar në shek. XX, rreth viteve 1906 - 1907. Objekti ka pasur funksion të bujtinës. Verbica e Zhegocit dhe Zhegoci janë fshatra të Malësisë së Zhegocit, në të cilat ka pasur disa hane që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane. Hani ka planimetri drejtkëndëshe dhe është ndërtuar në një etazh. Sa i përket trajtimit arkitektonik, hani ka karakteristika të objekteve të banimi ...
Kalaja e Pogragjës
Kalaja e Pogragjës gjendet 10 kilometra në juglindje të Gjilanit, përkatësisht rreth 1 km larg prej fshatit Pogragjë. Është e pozicionuar në grykën e Llapushnicës, në lartësi mbidetare prej 567 m dhe poshtë te këmbët e kodrës rrjedh lumi i Moravës së Binçës. Kalaja ka një sipërfaqe të brendshme prej 1.2 hektarësh dhe është tipike për kohën e Justinianit (shek. VI), respektivisht bën pjesë në kuadër të rrjetit të fortifikatave të ngritura në Dardani nga fundi i antikitetit të vonë. Ky fakt vë ...
Kisha e Shën Anës në Dunav
Në fshatin Dunav të Epërm të komunës së Gjilanit gjendet kisha e Shën Anës. Kisha e Shën Anës është ndërtuar në vitin 1938, në të njëjtin vit kur është ndërtuar edhe xhamia e fshatit. Është kjo kishë e vetme katolike në komunën e Gjilanit, e cila që nga viti 2014 gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme. Kisha e Shën Anës e ka një pozitë shumë të mirë gjeografike: gjendet në afërsi të kufirit shtetëror ndërmjet Kosovës, Serbisë e Maqedonisë, si dhe ka një lartësi ...
Kulla e Kadri Vebi Zeqirit në Haxhaj
Në fshatin Haxhaj, 17 km në jug të Gjilanit, gjendet kulla dykatëshe e Kadri Vebi Zeqirit. Ky ndërtim u realizua në dekadën e tetë të shek. XIX, përkatësisht në vitin 1880. Kulla ka dy etazhe, ku çdo ambient ka pasur funksion të caktuar të banimit. Ka planimetri drejtkëndëshe. Në përdhese gjendet oda e mysafirëve dhe dhomat tjera përcjellëse për banim dhe ruajtje të ushqimit dhe mbajtje të kafshëve. Në katin e parë është një ndarje e madhe - divanhanja e cila ka shërbyer për ndeja gjatë ditës ...
Kulla e Xhelë Hajdinit
Në fshatin Terziaj komuna e Gjilanit, gjendet kulla e Xhelë Hajdinit e cila është ndërtuar në vitin 1947. Kulla ka pasur dhe ka funksion të banimit. I ka dy etazhe, përdhesën dhe katin e parë i cili është shtuar më 1950. Ndërtimi i takon teknikës vernakulare dhe është realizuar nga gurët e latuar dhe më pak të latuar, druri, llaçi i baltës dhe qeramidet. Dritaret i ka të vogla në formë katrore, prej druri. Karakteristikë e kësaj kulle është se muret nuk kanë hatulla. Kulla është katrore, 10 m ...
Mulliri i Hakiut në Verbicë të Zhegocit
Mulliri ndodhet në rrjedhën e lumit të Verbicës, i cili derdhet në lumin Sitnicë afër Lipjanit. Më saktë, ndodhet në lagjen e “Bislimajve”, pasi që fshati Verbicë është i ndarë në lagje të shpërndara, larg njëra-tjetrës. Mullirin e kishte ndërtuar Zejnullah Deliu, babai i pronarit të sotëm, Haki Deliut, në vitin 1925. Mulliri ka vetëm një kat. Është i ndërtuar me gurë të parregullt të lidhur me llaç, dritare me kornizë druri, dhe kulm me konstruksion druri të mbuluar me tjegulla të vjetra-qe ...