Hani i Fetah Qerimit në fshatin Verbicë e Zhegocit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në fshatin Verbicë e Zhegocit, 20 km në veri-perëndim të Gjilanit, gjendet Hani i Fetah Qerimit. Ky ndërtim është realizuar në shek. XX, rreth viteve 1906 - 1907. Objekti ka pasur funksion të bujtinës. Verbica e Zhegocit dhe Zhegoci janë fshatra të Malësisë së Zhegocit, në të cilat ka pasur disa hane që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane. Hani ka planimetri drejtkëndëshe dhe është ndërtuar në një etazh. Sa i përket trajtimit arkitektonik, hani ka karakteristika të objekteve të banimit fshatar. Në enterier gjenden disa dhoma që kanë shërbyer për fjetje apo pushim të shkurtër të kalimtarëve. Në fasadën ballore, në pjesën qendrore njëra dhomë del në formë konzolle. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar dhe të palatuar në pjesën e poshtme të mureve, kurse në pjesën e sipërme nga qerpiçi dhe trarët e drurit – hatullat. Mbulohet me kulm katër ujor, të mbuluar me qeramidhe tradicionale nga argjila. Fasada është e suvatuar me llaç balte. Fasada është lineare, me hapje të vogla të dritareve në formë drejtkëndëshe, ku dinamikën e vetme e krijon dhoma e cila është e theksuar në formë konzolle. Që nga koha e ndërtimit e deri më sot, hani ka ruajtur kryesisht gjendjen fillestare, përpos disa ndërhyrjeve rinovuese që janë kryer gjatë viteve 1948 dhe 1981-89. Në vitin 1984 hani është shfrytëzuar si mejtep – shkollë e fshatit, kurse gjatë viteve 1981-1989 është shfrytëzuar si shitore. Me formën e saj karakteristike, gjendjen autentike të ruajtur, peizazhin përreth dhe funksionin karakteristik për të cilën është ndërtuar, hani paraqet një monument me rëndësi të madhe historike, arkitektonike dhe ambientale. Në vitin 2014, MKRS ka realizuar projektin Intervenimi Emergjent i objektit. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Objekti, Hani i Shefkiut është në gjendje të mirë pas intervenimit të nevojshëm nga QRTK – Gjilan, financuar nga MKRS. Si i tillë duhet të jetë pjesë e LTKMP. Mirëpo duhet medoemos të intervenohet në infrastrukturë.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000277


Emri: Hani i Fetah Qerimit në fshatin Verbicë e Zhegocit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Verbicë e Zhegocit


Lokaliteti: Verbicë e Zhegocit (Gjilan)


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XX