Tabakhana (përpunimi lëkurës)
Kompleksi i Tabakhanës gjendet në anën e djathtë të Lumbardhit në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës së Beledijes. Lagjja e Tabakhanës ka marrë këtë emër pasi që aty bëhej përpunimi i lëkurës me të gjitha proceset përkatëse: larja, tharja, ngjyrosja etj. Në fund të shek. XIX në këtë lagje kanë punuar qindra punëtorë për përpunimin e lëkurës (tabakët). Secili prej tyre ka pasur punëtorinë për tharjen e lëkurës, gropat e gëlqeres për zhytjen e lëkurës, tinarët në lum pë ...
Teqja Halveti
Teqja e Halvetive gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në kuadër të lagjes së vjetër të Saraçhanes. Teqja është ndërtesë sakrale islame dhe i përket tarikatit Halveti (rrjedh nga fjala arabe "halwet-vetmia”). Emrin e ka marrë nga themeluesi saj - Piri i Madh O M A RU’ L- H A L V E T I U (i cili vdiq më 1397/8 në Tabriz). Themelimi i Teqes së Halvetive në Prizren lidhet me Sheh Osman Babën. Sipas të dhënave del se ai ishte nga Vlesha, fshat i rrethit të Peshkopisë në Shqipëri. Ai kreu medres ...
Teqja e Kaderive Zingjirli
Teqja e Kaderive, dega Zingjirli gjendet në lagjen e Kurillës në pjesën veri-lindore të Prizrenit. Ky tarikat është ndër më të vjetrit në Prizren. Është themeluar rreth viteve1655 nga Sheh Hasan-baba nga Horosani. Kompleksi i teqes përbëhet prej disa objekteve: Teqja me sallën e lutjes – Semahane dhe dhomën e Shehut. Oborri ku gjendet një çeshme e vjetër nga guri, me mbishkrim në gjuhën Arabe. Në pjesën veri-lindore gjendet tyrbja dhe varrezat e vjetra të shehlerëve dhe themeluesve të tari ...
Tyrbja e Dallgën Babës
Tyrbja e Dallgën Babës gjendet në lagjen “Ortakoll”, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të tyrbes gjendet një oborr i vogël dhe një ndërtesë për mbikëqyrjen e tij. Tyrbja gjendet përballë xhamisë së re “Antalja”, në lagjen “Ortakoll”. Është monument sakral i padatuar. Qasja në tyrbe realizohet nga rruga përmes derës së vogël prej metali. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi. Materialet e ndërtimit janë të kohës: betoni i armuar, blloqe betoni, llaç vazhdues, t ...
Tyrbja e Kalender Babës
Tyrbja e Kalender Babës gjendet në lagjen e “Terzi-Mëhallës” në mes të rrugëve “Indrit Cara-Kavaja” dhe “Zahir Pajaziti”, me pjesën ballore të orientuar kah veriu. Në afërsi të tyrbes gjendet ndërtesa e Islahanes dhe Gjimnazi “Gjon Buzuku”. Tyrbja është e ndërtuar mbi themele prej guri me planimetri drejtkëndëshe, dimensionet 310x480 cm. Struktura e mureve rrethuese është e përpunuar me gurë lumi në lartësi afër 80 cm, ndërsa vërehet muratimi i shtresës me blloqe betoni mbi murin ekzistues, gj ...
Tyrbja e Musa Efendiut
Tyrbja e Sheh Kutub Musa Efendiut gjendet në lagjen e “Tabkhanes”, pranë teqesë së rrënuar, shtëpisë së familjes Shehu dhe Xhamisë së Ahmed Beut. Teqeja është e ndërtuar në vitin 1575, ndërsa tyrbja më vonë. Tyrbja është e orientuar me pjesën ballore kah lindja dhe është e rrethuar me oborre nga të dy anët. Në afërsi të saj gjendet një lis shumëvjeçar. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi, ku muret e saj nga pjesa lindore dhe jugore janë origjinale të kohës së hershme, prej qe ...
Ura e vjetër e gurit në Prizren
Përmes Prizrenit kalon lumi Lumbardh i cili e ndan qytetin në dy pjesë, pothuajse të barabarta. Mbi Lumbardhin e Prizrenit, në rrjedhat e historisë, u ngritën shumë ura por pa dyshim më e veçanta që u shndërrua në simbol të qytetit është Ura e Gurit. Ura e Gurit gjendet në qendrën e qytetit të vjetër. Në anën lindore të saj gjendet Ura e ,,Arastës”, kurse në anën perëndimore gjendet Ura e ,,Naletit”. Ura lidh drejtpërsëdrejti sheshin Shatërvan (në anën e majtë të lumit) dhe Saraçhanën (në të dja ...
Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit (Bistricë)
Në Grykën piktoreske të Lumbardhit, 5 km në verilindje të Prizrenit, në afërsi të gërmadhave të Manastirit të Kryeengjujve Mihail dhe Gabriel, e në anën e djathtë të rrugës së tanishme Prizren-Sredskë-Prevallë, gjendet Ura e Vjetër e Gurit. Kjo urë është ndërtuar në aksin e rrugës së vjetër e cila nisej nga Prizreni, përgjatë grykës së Lumbardhit, e nëpër malin e Sharrit dilte në luginën e Vardarit, për në Shkup e tutje. Pra, prej kohësh, nëpërmjet kësaj rruge është zhvilluar komunikacioni ...
Xhamia e Ahmed Beut
Xhamia e Ahmed Beut gjendet në lagjen e “Tabakhanes”, në pjesën perëndimore të Prizrenit. Në mungesë të mbishkrimit nuk posedojmë informata rreth vitit të saktë të ndërtimit. Në bazë të shkrimeve të vjetra, në këtë lokacion nga ana e Haxhi Mustafës, gjatë shek. XVI është ndërtuar një mesxhid. Kurse më vonë është rinovuar nga Ahmed Beu dhe i është ndërtuar minarja. Periudha e rinovimit dhe ndërtimit të minares supozohet të jetë rreth fillimit të shek. XIX. Xhamia në popull njihet si Xhamia e A ...
Xhamia e Çatip Sinanit
Xhamia e Çatip Sinanit-Levisha gjendet në pjesën lindore të qytetit, në lagjen më të njëjtën emër, në veri të lagjes së “Gazi Mehmet Pashës”. Gjendet në kënd, në kryqëzimin e rrugës kryesore dhe të asaj anësore, në afërsi të shtëpive dhe shitoreve. Xhamia njihet në popull si Xhamia e Çatip Sinanit, Velishah ose Levisha. Lagjja ku ndodhet xhamia ekziston prej vitit 1591 dhe ka qenë njëra ndër lagjet më të mëdha të qytetit. Sipas mbishkrimit pranë derës së jashtme të xhamisë, xhaminë e ndërto ...