Teqja e Kaderive Zingjirli
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 17/74
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Teqja e Kaderive, dega Zingjirli gjendet në lagjen e Kurillës në pjesën veri-lindore të Prizrenit. Ky tarikat është ndër më të vjetrit në Prizren. Është themeluar rreth viteve1655 nga Sheh Hasan-baba nga Horosani. Kompleksi i teqes përbëhet prej disa objekteve: Teqja me sallën e lutjes – Semahane dhe dhomën e Shehut. Oborri ku gjendet një çeshme e vjetër nga guri, me mbishkrim në gjuhën Arabe. Në pjesën veri-lindore gjendet tyrbja dhe varrezat e vjetra të shehlerëve dhe themeluesve të tarikatit Kaderi. Objektet e banimit për familjarët e Shehut dhe objektet përcjellëse. Hyrja në kompleks realizohet nëpërmjet portës së vjetër gjysmëharkore, në pjesën lindore. Enterieri i Semahanes është i pasur me elemente të vjetra që i përkisnin themeluesve të tarikatit Kaderi dhe Shehlerëve. Nga elementet e ruajtura deri më sot vlen të përmenden Gur i vjetër i cili simbolizon vendin ku është caktuar ndërtimi i teqes; Armë të vjetra; Instrumente muzikore dhe Flamuj të vjetër me mbishkrim në gjuhën arabe që i takonin Shehlerëve të teqes.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000406
Emri: Teqja e Kaderive Zingjirli
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: Kurillë
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: Kurilla
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XVII
Të rejat nga trashëgimia

Nishani i Suziut

Tabakhana (përpunimi lëkurës)

Kisha e Nikollës së Shenjtë

Xhamia e Terzi-Mëhallës

Kisha e Shën Spasit