Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit
Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit gjendet në kuadër të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës, respektivisht në kuadër të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbane-arkitektonike në aspektin hapësinor është vendosur në bërthamën e vjetër të qytetit dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike, shoqërore dhe ambientale. Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit ka planimetri drejtkëndëshe, është e formësuar në përdhesë dhe në kat. Kati del në formë k ...
Ndërtesa e shkollës së mesme Ryzhdije
Shkolla e mesme Ryzhdie gjendet në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, respektivisht pranë Kompleksit të Tabahanës. Ndërtesa shtrihet në bregun jugor të Lumbardhit. Shkolla e mesme Ryzhdije u hap në vitin 1874 dhe paraqet themelimin e arsimit të ri të mesëm në Prizren. Në Ryzhdije mësimi zgjaste tri vjet, dhe krahas lëndëve me përmbajtje fetare mësoheshin edhe lëndë të reja sikurse historia, gjeografia, shkencat natyrore, matematika e fizika. Kjo mënyrë e shkollimit në Prizren u zhvillu ...
Nishani i Suziut
Suzi efendiu në Prizren ka jetuar gjatë shek. XV-të. Në anën e majtë të Lumbardhit ka ndërtuar një mezxhid (xhami pa minare), një shkollë me leximore (bibliotekë), një çeshme (krua) dhe një urë prej gurit. Kjo lagje quhet Lagjja e Suziut. Emri i poetit dhe historianit të famshëm është Muhamed-efendi i biri i Mahmudit i biri i Abdullahut me pseudonim “Poeti Suzi”. Një kohë Suziu ka qenë Kadi (Gjykatës) derisa nuk angazhohet si sekretar personal i Gazi Ali-beut Mihalogllu dhe ka marrë pjesë në l ...
Përmendore mbivarore e Emin Pashës
Emin Pasha i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit që ka jetuar gjatë shek. XVIII-XIX. Emin Pasha ishte vëllau i Mahmud Pashës; që të dy ishin djemtë e Tahir Pashës mutesarif i Prizrenit. Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë me ndërtimet të shumta si p.sh. Xhamia e Emin Pashës me medresenë, xhamia e Mamud Pashës në Kala të qytetit, sahat kullat në Mamushë dhe Rahovec dhe kulla me mulli në Pataqan dhe Mushtishtë. Në oborrin e xhamisë së Emin Pashës që gjendet ...
Selamllëku i Shani Efendiut
Selamllëku i Shani Efendiut gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjen e “Farkëtarëve”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Ndërlidhet me shtëpinë e Shani Efendiut që ndodhet pranë selamllëkut, sepse të dy objektet i kanë takuar një pronari, ndërkaq sot kanë pronarë të ndryshëm. Selamllëku gjendet pranë kinemasë, teqesë së radhës Halveti, dyqaneve të vjetra dhe Urës së Gurit. Selamllëkun e ndërtoi Shani Efendiu në fund të shekullit XIX dhe prej asaj kohe ka shërbyer për pr ...
Shëpia e familjes Bilurdagu Grazhdo
Shtëpia e familjes Grazhdo gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit, në lagjen e Sarait të vjetër. Ky objekt është ndërtuar në shek. XVIII ndërsa është renovuar dhe adaptuar në shek.XIXtë në një hapësirë të madhe me objekte përcjellëse. Në oborrin e saj në pjesën lindore gjendet edhe mutfaku (kuzhina verore) që ka mjaft rekuizita të kohës. Është shembull i arkitekturës orientale të tipit rrafshinor. Objekti ka pasur funksion administrativ (Saraji i Bejlerbeut) e pastaj objekt banimi. Është i n ...
Shtëpia e Adem-aga Gjonit
Prizreni është njëri prej qyteteve më të pasura me trashëgimi kulturore në Kosovë. Trashëgimia kulturore e Prizrenit shprehet në formën e saj ndërtimore dhe shpirtërore. Krahas objekteve fetare të njohura, në Prizren gjenden edhe një numër i madh i shtëpive të vjetra tradicionale, të ndërtuara gjatë shekujve XVIII-XIX dhe në fillimin të shekullit XX të cilët kanë vlerë të lartë historike dhe arkitektonike. Shtëpitë tradicionale të ndërtuar për bejlerët, zanatlinjtë, bujqit, tregtarët dhe persona ...
Shtëpia e familjes Arapi
Shtëpia e familjes Arapi gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjen e “Saraçëve”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Shtëpia është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Themelet dhe muret e katit përdhese në lartësi deri 1-1.5 m janë të ndërtuara prej gurësh lumi të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa pjesa tjetër prej qerpiçëve të lidhur me hatulla horizontale, ku trashësia e mureve është deri 80cm. Muret e katit janë të n ...
Shtëpia e familjes Bërlajolli
Shtëpia e familjes Bërlajolli gjendet në pjesën perëndimore të qytetit, në lagjen e “Sarajit”. Ajo është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Në afërsi ndodhen shtëpitë e “Sarajit”, posta e parë e qytetit dhe dy shtëpi tradicionale. Themelet, muret e katit përdhese dhe të bodrumit janë të ndërtuara prej gurësh. Muret e katit janë të ndërtuara me sistemin “bondruk” të mbushur me qerpiçë, të lidhur me llaç balte, ku trashësia e mureve mbajtëse është deri 65 cm, nd ...
Shtëpia e familjes Fishekçiu
Shtëpia e Hëzër Fishekçiut gjendet në lagjen “Bazhdarhane”, me pjesën ballore të orientuar kah perëndimi. Në afërsi të shtëpisë gjenden disa shtëpi të tjera të vjetra: shtëpia e familjes Rekathati, shtëpia e familjes Agallari, shtëpia e familjes Okçaboll etj. Shtëpia u ndërtua në fund të shekullit XIX, gjegjësisht në vitin 1888 dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Themelet dhe një pjesë e mureve në përdhese janë të punuara me gurë lumi të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa pjesa tjetër me ...