Shtëpia e familjes Bërlajolli
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Shtëpia e familjes Bërlajolli gjendet në pjesën perëndimore të qytetit, në lagjen e “Sarajit”. Ajo është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Në afërsi ndodhen shtëpitë e “Sarajit”, posta e parë e qytetit dhe dy shtëpi tradicionale. Themelet, muret e katit përdhese dhe të bodrumit janë të ndërtuara prej gurësh. Muret e katit janë të ndërtuara me sistemin “bondruk” të mbushur me qerpiçë, të lidhur me llaç balte, ku trashësia e mureve mbajtëse është deri 65 cm, ndërsa muret ndarëse deri 20 cm. Konstruksionet e meskatit dhe të kulmit janë të punuara me trarë prej druri. Kulmi është dyujor, i mbuluar me tjegulla të reja të luguara, ku gjendet edhe baxha. Konstruksioni i kulmit është i punuar prej druri. Dyert dhe dritaret janë prej druri. Shtëpia ka planimetri katërkëndëshe. Është dykatëshe, e ndërtuar në formë asimetrike. Qasja në shtëpi mundësohet nga rruga përmes derës prej druri. Hyrja në shtëpi realizohet nga hajati i mbyllur. Në hajat dhe në dhoma gjenden orenditë e fiksuara: tavanet, dollapët, jyklykët, raftet dhe oxhaqet, si dhe enët prej bakri. Në kuadër të shtëpisë gjendet oborri dhe mutfaku. Sot shtëpia akoma është e banueshme. Ajo është në gjendje stabile, ndërsa mutfaku nuk është në gjendje të mirë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003630
Emri: Shtëpia e familjes Bërlajolli
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: “Terzi-Mëhallë”
Kodi Postar:
Emri i rrugës: “Alajdin Berisha”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Teqja e Kaderive Zingjirli
Shtëpia e familjes Myftiu

Nishani i Suziut
Xhamia e Çatip Sinanit
Kroi i Perollëve