Shtëpia e familjes Fishekçiu
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Shtëpia e Hëzër Fishekçiut gjendet në lagjen “Bazhdarhane”, me pjesën ballore të orientuar kah perëndimi. Në afërsi të shtëpisë gjenden disa shtëpi të tjera të vjetra: shtëpia e familjes Rekathati, shtëpia e familjes Agallari, shtëpia e familjes Okçaboll etj. Shtëpia u ndërtua në fund të shekullit XIX, gjegjësisht në vitin 1888 dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Themelet dhe një pjesë e mureve në përdhese janë të punuara me gurë lumi të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa pjesa tjetër me qerpiçë. Trashësia e mureve është deri 70cm, të lidhura me hatulla horizontale. Muret e katit janë të ndërtuara me sistemin “bondruk” të mbushura me qerpiçë, të lidhura me llaç balte, ku trashësia e mureve ndarëse është deri 20 cm, ndërsa muret mbajtëse deri 70 cm. Konstruksionet e meskatit dhe të kulmit janë punuar prej druri. Kulmi ka planimetri dyujore, i mbuluar me tjegulla mediterane të gjysmëluguara. Dyert dhe dritaret janë prej druri. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe, është dykatëshe në formë simetrike, me hajat në përdhese. Në kuadër të shtëpisë gjendet oborri i shtruar me kalldrëm, në mes të cilit është muri, i cili e ndanë shtëpinë në dy pjesë, i ndërtuar në vitin 1977. Në eksterier veçohet fasada e punuar me mjeshtëri në stilin neoklasik, me disa zbukurime gjeometrike (në formë të katërkëndëshit, trekëndëshit dhe të rombit), si dhe motivin e diellit dhe të hënës. Ngjyrosja e fasadës është bërë nga pronarët. Në enterier gjenden pajisjet e paluajtshme: tavanet e thjeshta -“shishe”, dollapët prej druri, jyklykët, shkallët prej druri, raftet; pajisjet e luajtshme: legeni i banjës, enë bakri, një qilim etj. Sot shtëpia është akoma e banueshme. Shtëpia dhe oborri janë të ndara simetrikisht në dy pjesë me anë të murit dhe kanë dy pronarë. Në oborr është ndërtuar shtëpia e re.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000505
Emri: Shtëpia e familjes Fishekçiu
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: Lagjja “Bazhdarhane”
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: Kosova
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Manastiri i Kryeëngjujve

Teqja Halveti

Xhamia e Emin Pashës
Xhamia e Sejdi Beut
Kisha e Shën Nikollës në Drajqiq