Shtëpia e Adem-aga Gjonit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 04.04.2003


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2002


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Prizreni është njëri prej qyteteve më të pasura me trashëgimi kulturore në Kosovë. Trashëgimia kulturore e Prizrenit shprehet në formën e saj ndërtimore dhe shpirtërore. Krahas objekteve fetare të njohura, në Prizren gjenden edhe një numër i madh i shtëpive të vjetra tradicionale, të ndërtuara gjatë shekujve XVIII-XIX dhe në fillimin të shekullit XX të cilët kanë vlerë të lartë historike dhe arkitektonike. Shtëpitë tradicionale të ndërtuar për bejlerët, zanatlinjtë, bujqit, tregtarët dhe personalitete shtetërore të asaj kohe janë me karakteristika të veçanta, për nga mënyra e organizimit hapësinor, stilit dhe elementet dekorative, të cilët prezantojnë edhe shtresën e pronarit në shoqëri. Po ashtu shtëpitë në kuadër të kompleksit na mundësojnë të kuptojmë më tepër rrethanat, lidhjet dhe zhvillimin e qendrave urbane dhe rurale, karakteristikat ndërtimore - arkitektonike dhe urbanistike, doket, mënyrën e jetesës, etj. Një ndër objektet reprezentative të kësaj trashëgimie është edhe shtëpia e Adem Aga Gjonit në Prizren. Ky objekt është ndërtuar në shek. XVIII, dhe ka pësuar një renovim të gjerë në shek XIX sidomos në enterier. Shtëpia e Adem Aga Gjonit gjendet në kufirin perëndimor të Zonës Historike të Prizrenit, prapa ndërtesës së Kuvendit Komunal. Ndërtesa është e ngritur në etazh dhe është e llojit simetrik me hajat në përdhes dhe çardak në etazhë. Në përdhesë gjenden dy dhoma, qilari dhe hajati, i cili është ndarë në dy pjesë përgjatë aksit gjatësor. Në kat në mes gjendet çardaku i mbyllur dhe katër dhoma të radhitura rreth çardakut. Ndërtesa karakterizohet me trajtim të pasur arkitektonik si në aspektin e proporcioneve dhe formës, gjithashtu në aspektin e trajtimit të fasadës ballore. Fasada ballore, ajo jugore karakterizohet me dekorime të punuara ne drugdhendje, si lëshimet e brezit horizontal të meskatit në formë të arkitraut të dekoruara me motive gjeometrike. Timpanonët mbi dritare të punuara në drugdhendje me forma gjeometrike të yllit gjashtë cepash. Pjesa e hajatit në mes të përdheses mbështetet në dy shtylla prej druri me jastëk të punuar dhe dekoruar me elemente florale. Streha e gjerë e kulmit e mbulon ndërtesën duke e krijuar kurorën. Enterieri i objektit është i pasur me elemente etnografike. Drugdhendja është shumë e theksuar dhe është punuar me një mjeshtëri të radhë. Si elemente karakteristike vlen të ceken: Tavanet e punuara nga druri, me dekorime në forma të ndryshme gjeometrike; Dyert e punuar në drugdhendje me dorëza metalike; Kapakët e dollapëve - jyklykëve dhe të hamamgjikut; dhe Oxhaqet për ngrohjen e ujit të hamamgjikut - qymlekllëk. Konstruksioni është punuar me kombinim të gurit për themele dhe muret e përdhesës deri në një lartësi rreth 1.5 metër, të qerpiçit për strukturën e mureve dhe trarëve nga druri për krijimin e skeletit të mureve me sistemin bondruk. Kulmi është katër ujor, i mbuluar me tjegulla argjile. Pas Luftës së Dytë Botërore objekti ndahet në dy pjesë përgjatë aksit gjatësor, dhe që nga ajo kohë shtëpia shfrytëzohet nga dy familje. Gjatë kësaj ndarjeje bëhen edhe ndërhyrje tjera në enterier dhe eksterier të objektit ku pronarët kanë adaptuar shtëpinë për të përmbushur nevojat e jetesës moderne (rregullimi i nyjes sanitare, vendosja e shkallëve të jashtme na fasadën lindore etj.). Shtëpia në oborr kishte edhe shtëpinë e miqve, që gjendej pranë rrugës, e cila u rrënua në vitin 1978. Shtëpia e Adem Aga Gjonit paraqet një shembull të arkitekturës së banimit oriental-vendor të tipit rrafshinor, që përkiste shtresës së pasur të shoqërisë.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000476


Emri: Shtëpia e Adem-aga Gjonit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Prizren


Lokaliteti: Prapa Kuvendit Komunal Prizren


Kodi Postar: 20000


Emri i rrugës: Saraçëve



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX