Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale)
Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale) gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, në lagjen Qafë-pazari përballë kishës së Shën Gjergj-Runoviqit. Objekti është ndërtuar në vitin 1887, kurse më vonë në vitin 1903 është ndërtuar këmbanara. Është kishë tri anijatëshe, e ndërtuar me gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse pjesa e këmbënares është ndërtuar me tulla të lidhur me llaç gëlqeror. Pjesa e jashtme nuk është e suvatuar, ku vërehet mirë struktura e mureve. Kisha mbulohet me kulm dy ujor, të ...
Kisha e Shën Gjergjit në Sreckë
Kisha pronësore e Shën Gjergjit gjendet në lagjen Millaqiki të fshatit Sreckë. Është objekt njëanijatësh me absidë gjysmë-harkore me dimensione të vogla. Muret janë të ndërtuara me gurë lumi të suvatosur me llaq balte dhe të ngjyrosur me gëlqere. Pullazi është dy ujor i mbuluar me tjegulla. Mbi derën hyrëse është nisha, në pjesën e epërme të së cilës në formë harkore është pikturuar Shën Gjergji në kalë. Në muret e brendshme ende gjenden të ruajtura afreskat e shenjtërve. ...
Kisha e Shën Gjorgje Runoviqit
Kisha e Shën Gjergjit - Runoviqit gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, në sheshin Shadërvan respektivisht në oborrin e Kishës Sinodale të Shën Gjergjit. Objekti është ndërtuar në fund të shek XV-të fillim të shek. XVI, nga ana e vëllezërve Runoviq dhe i kushtohet Shën Gjergjit. Më vonë, në fund të shek XIX ndërtohet kisha Sinodale me të njëjtin emër ashtu që Kisha e vjetër shërbente më tepër për ruajtjen e ikonave dhe rekuizitave tjera kishta ...
Kisha e Shën Nikollës - Tutiqëve
Kisha e Shën Nikollës –Tutiqëve ndodhet në bërthamën e Zonës Historike të Prizrenit , në zonën e ashtuquajtur Papas Çarshi. Është ndërtuar në vitin 1331\32 nga ana e Dragosllav Tutiqit ( murg Nikolla) dhe gruas së tij Bella, fakt ky që vërtetohet nga mbishkrimi në gur i cila gjendet në murin lindor të kishës , i ruajtur vetëm në fragment me përmbajtjen e cila njihet në bazë të një transkripti të shek XIX . Më vonë Kisha kalon në pronësi të Manastirit të Deçanit ...
Kisha e Shën Nikollës në Bogoshevcë
Kisha e Shën Nikollës gjendet në varrezat e fshatit Bogoshevcë. Është e ndërtuar gjatë shek. XVI nga ana e banorëve të fshatti. Kisha është një anijatëshe, ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën trefaqëshe në pjesën lindore. Enterieri i kishës është i pasur me afresket me tematikë religjioze. Në murin perëndimor, në fasadë gjendet nisha ku është pikturuar figura e shenjtores. Në murin verior, në enterier ndodhen dy nisha në brendinë e të cilave janë të pikturuar persona të shenjtë. Është ndë ...
Kisha e Shën Nikollës në Drajqiq
Kisha e Shën Nikollës gjendet në fshatin Drajqiq të Prizrenit. Kjo paraqet një ndërtesë të vogël, të ndërtuar në fund të shek. XVI. Baza e objektit është drejtkëndëshe e ndërtuar me gurë. Gjysma e kishës nga jashtë është e suvatuar, përderisa në gjysmën tjetër ende vërehet tekstura me gurë. Më vonë, në vitin 1925 është shtuar këmbanara si aneks i veçantë. Enterieri i kishës dhe i aneksit të këmbanares është komplet i suvatuar. Objekti është një anijatësh, me qemer gjysmë-harkor dhe i mbuluar ...
Kisha e Shën Nikollës në Mushnikovë
Kisha e Shën Nikollës gjendet në perëndim të fshatit Mushnikovë, 15.8 km larg Prizrenit. Është kishë një anijatëshe, me planimetri drejtkëndëshe me absidën trefaqëshe në pjesën lindore. Në bazë të tipologjisë së afreskeve të pikturuara në enterier, supozohet të jetë ndërtuar gjatë shek. XVI. Kisha është ndërtuar me gur të lidhur me llaç gëlqeror, i pasuvatuar nga ana e jashtme. Mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me rrasa guri. Në fasadën veriore dhe atë jugore gjenden dy nisha me hapje gjysm ...
Kisha e Shën Premtës në Mushnikovë
Në fshatin Mushnikovë të Prizrenit gjendet Kisha e Shën Premtes. Kjo kishë është një objekt njëaniatësh me dimensione të vogla, me absidë pak të nxjerrë jashtë. Konstruksioni i brendshëm përbëhet nga qemerët gjysmërrethorë, kurse mbi të gjendet pullazi dy ujor i mbuluar nga rrasat. Struktura e mureve përbëhet prej gurëve-shtufe të lidhur me llaç. Nga ana e jashtme objekti është i pa suvatosur, ndërsa enterieri është i suvatosur. Dyshemeja është e shtruar me pllaka guri. Afreskat janë ekzemplar ...
Kisha e Shën Spasit
Kisha e Shën Spasit ndodhet në Zonën Historike të qytetit, respektivisht në pjesën juglindore të Nënkalasë. Në bazë të një burimi shkrimor(Hrisobulla e Dushanittë vitit 1348) ku ndër të tjerash përmendet edhe kjo kishë si pronë e Mladen Vladojeviqit dhe nënës së tij, e cila është ndërtuar mes viteve 1333-1335, ndërsa në vitin 1348 i dhurohet Manastirit të Kryeengjëjve. Në pjesën e dytë të shek XVIII komuniteti i Cincarëve (Vllah) të Prizrenit e fitoi të drejt ...
Kompleksi i Karabashit
Kompleksi i Karabashit gjendet në pjesën jugperëndimore të Prizrenit, në anën e majtë të lumit Lumbardhi. Ky kompleks ka rëndësi të madhe historike, shpirtërore dhe arkitektonike pasi që paraqet varrezat më të vjetra të ruajtura në Prizren. Varrezat e vjetra datojnë nga shek. XV, kurse në pjesën e parë të shek. XX janë ndërtuar tri tyrbe të mbuluara. Tyrbja e Rabia Hanëmit - Në bazë të mbishkrimit varror të skalitur në gur është ndërtuar në vitin 1905. Tyrbja ka planimetri në formë drejtkëndës ...