Xhamia e Xhylfahatunit
Xhamia e Gjylfatynit Xhamia e Gjylfatynit ndodhet në lagjen Karagaqi në Pejë. Si objekt sakral islam është ndërtuar në periudhën e sundimit osman. Emri i kësaj xhamie ndërlidhet me legjendën mbi një grua me emrin Gjylfatyn. Të dhënat për ngritjen e saj lëvizin në kohë. Sipas Ayverdit kjo xhami në literaturën Osmane është e regjistruar me emrin Xhamia Gylfem Hatun ( Libri 757, fq. 11-12). Por nëse marrim parasysh regjistrimet në librin 757 Evkaf Kuyyudi Kadimesi , ndërtimi i kësaj Xha ...
Xhamia e Deçanit
Xhamia e Deçanit Në rrugën kryesore, në Deçanin e vjetër gjendet Xhamia e Deçanit, që si objekt sakral islam është ndërtuar në vitin 1851, dhe është ndër monumentet me arkitekturë të vjetër dhe të njohur osmane. Xhamia i takon stilit islamo-shqiptar. Arkitekturën e ka tipike për mjeshtrit e kësaj ane. Themelet dhe muret e xhamisë janë ndërtuar nga gurët e papërpunuar lumor, të përforcuara me hatulla horizontale nga druri dhe llaçi gëlqeror. Qoshet e xhamisë, profilet e dyerve dhe dr ...
Veshje popullore burri
Veshje popullore e burrit- Krahina e Rugovës. Këtë veshje e karakterizon pos motiveve të pasura ornamentike edhe struktura e pasur morfologjike por jo me shmangie të veçorive tipologjike të veshjes. Kjo veshje në vështrimin e pare vizuel, me pasurin e saj që e ka , e në çdo moment ka qenë edhe komunikuese për rrethin, shpreh pjekurin, forcën, tiparet e karakteristikës kombëtare, bujarin e individëve etj.etj. Është barte deri në shek. XX, e në raste solemne edhe sot. ...
Varri i Haxhi Zekës (1902)
Varri I Haxhi Zekes Në Çarshinë e Gjatë të Pejës, në oborrin e Bajrakli Xhamisë, gjenden 52 varreza, e në mesin e tyre bën pjesë edhe varri i rilindësit të shquar pejan Haxhi Zekës. Haxhi Zeka u lind më 1832,në një familje të ardhur nga fshati Biber i Malësisë, nga i ati Mehmet Abedini dhe e ëma Zelfije Doçi nga Deçani. Emri i vërtetë i Haxhi Zekës është Zenel, mirëpo pasi vizitoi vendet e shenjta populli e quajti Mulla Haxhi Zeka. Haxhi Zeka mësimet e para i mori te hoxha i qytetit, dh ...
Varri i Ali Pashë Gusisë
Varri i Ali Pashë Gucis Në oborrin e Bajrakli Xhamisë gjendet edhe varri i Ali Pashë Gucisë. Është monument i tipit sakral. Daton që nga viti i varrosjes së Ali Pashë Gucisë, më 1885. Ka një rëndësi të veçantë për përmbajtjen historike, sepse bëhet fjalë për eshtrat e strategut, ideologut, luftëtarit dhe udhëheqësit mëmeritor të krahinës së Plavës dhe Gucisë. Pjesëmarrës dhe komandant i dalë nga Lidhja e Prizrenit më 1878, kryeprefekt i Pejës, figurë shumë e ndritur nga aspekti politik e his ...
Tyrbja e Dades Hatë
Tyrbja e “Dadës Hatë”-Junik Gjatë periudhës osmane, pos xhamive, si objekte kulti, u ndërtuan edhe një numër i konsiderueshëm i tyrbeve. Mauzoleunet (monumentet mbivarrore) ngriteshin në shenjë përkujtimi ndaj personaliteteve fetare. Edhe në Junik në aksin rrugor Junik, Dobrosh, Nivokaz , në Lagjen Berishë, është ndërtuar një monument mbivarror, pra fjala është për “Tyrben e Dadës Hatë”, e cila bënë pjesë në objektet sakrale të konfeksionit islamo-shqiptar. Kjo Tyrbe është vepër arkit ...
Taftali xhamia
Tahtali Xhamia Në lagjen e quajtur Sahat Kulla të Pejës gjendet objekti sakral i besimit islam i njohur si Tahtali Xhamia që u ndërtua në vitin 1587. Xhamia mori emrin nga fjala turke“taft” që do të thotë dru, ngase në fillim ishte e konstruktuar tërësisht nga druri. Mirëpo në vitet e mëvonshme i është bërë rekonstruksioni. Xhamia ka konstruksionin e drurit, ndërsa muret janë të kombinuara me gurë dhe tulla të mveshura me lloç. Ka një planimetri që është karakteristike edhe për objektet e ...
Shtëpia e Heroit të popullit Ramiz Sadiku
Shtëpia e Ramiz Sadikut Në qytetin e Pejës, ende ekziston një shtëpi banimi e shek. XX e familjes së Ramiz Sadikut në rrugën ish “Ramiz Sadiku”, tani rruga “Emrush Miftari” nr. 181, me karakteristika të veçanta. Tani është pronë e Isa Bajrush Harxhit. Kjo shtëpi ka shtrirje përdhese P+O. Ka një hyrje me anë të cilës komunikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. Kjo shtëpi u realizua në tërësi nga tulla e pjekur dhe druri i lyer me llaç gëlqeror, me pullaz katër ujorësh. Shtëpia i tak ...
Shtëpia e Heroit të popullit Boro Vukmiroviq
Shtëpia e Heroit Boro Vukmiroviq Në qytetin e Pejës, në lagjen e “Karagaqit”, rruga “Bukureshtë” nr. 17, ishte monumenti (shtëpi), i mbrojtur me ligj që nga viti 1949 me nr. të vendimit, v.E.K.1199/49, i ashtuquajtur Shtëpia e Boro Vukmiroviqit. Me etazhitet P+O, dhe me dimensione 8.00m X 6.70m, gjithsej: 70m2. Shtëpia kishte një hyrje me anë të cilës komunikohej në mënyrë të drejtpërdrejtë me objektin. E ndërtuar nga guri natyral me llaç gëlqeror, me trashësi të murit d=50cm, ndërs ...
Shtëpia e Emin Musës (Ehat Musës)
Shtëpia e Emin Musës Gjendet në rrugën “Halil Kasapolli” nr. 9 në Pejë. Shtëpia, si nevojë elementare për strehim dhe siguri, paraqet bazën themelore të të gjitha ndërtimeve. Mund të themi se ka arritur një nivel të lartë si në aspektin arkitektonik po ashtu edhe në atë funksional. Shtëpia e Emin Musës u ndërtua në fund të shekullit XVIII, e vendosur në veriperëndim të ngastrës, por e tërhequr nga kufiri me komshi. Madhësia e ngastrës është: 21X27m. Kurse vetë shtëpia ka dimensionet 14X10m, ...