Taftali xhamia

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012



Historiku


Tahtali Xhamia Në lagjen e quajtur Sahat Kulla të Pejës gjendet objekti sakral i besimit islam i njohur si Tahtali Xhamia që u ndërtua në vitin 1587. Xhamia mori emrin nga fjala turke“taft” që do të thotë dru, ngase në fillim ishte e konstruktuar tërësisht nga druri. Mirëpo në vitet e mëvonshme i është bërë rekonstruksioni. Xhamia ka konstruksionin e drurit, ndërsa muret janë të kombinuara me gurë dhe tulla të mveshura me lloç. Ka një planimetri që është karakteristike edhe për objektet e tjera të këtij karakteri. Përbëhet prej sallës së lutjeve,hajatit si dhe minares. Në enterierin e objektit veçohet mafilli ose galeria e cila zë sipërfaqen mbi portën hyrëse, si dhe tavani i drurit i këtij ndërtimi fetar. Objektin e karakterizon në njëfarë mënyre arkitektura e xhamive të cilat janë ndërtuar nga vendasit,pra me kupolë të brendashkruar dhe e mbuluar nga kulmi me tjegulla. Çatia është katër ujore. Objekti nuk ka ndryshuar në pamje dhe me sa kemi njohuri nuk ka pasur as ndonjë ndryshim të funksionit. Në vitin 1999 xhamia është plaçkitur dhe demoluar brenda. Muret e jashtme dhe në minareja janë dëmtuar nga predhat artilerike. Xhamia është restauruar në vitin 2010, është në gjendje të mirë dhe shfrytëzohet. ________________________________________________________________________ 1. Bashkësia Islame e Kosovës: Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë shkurt 1998-qershor 1999, Prishtinë 2000. 2. MKRS-Prishtinë: Trashëgimia e evidentuar e Kosovës, Prishtinë 2005. 3. IMM-Pejë: Monumentet kulturo-historike në Pejë, Pejë 2006. 4. IMM-Pejë: Trashëgimia e evidentuar në Rajonin e Pejës, Pejë 2009, 5. BIP-Pejë: Xhamitë e Pejës, material i përgatitur e përkthyer nga Mr.Muhamed Mavraj



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001144


Emri: Taftali xhamia


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Qytet Pejë


Lokaliteti: Pejë


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Rr. Bajram Kelmendi



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVI