Trashëgimia Luajtshme
Trashëgimia e luajtshme arkeologjike e Kosovës është dëshmia më mirë e pasurisë sonë kulturore. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbëhet nga objektet arkeologjike të zbuluara në territorin e Kosovës. Informatat e para mbi gjetjet arkeologjike janë nga periudha ndërmjet dy luftërave botërore. Gërmimi i parë arkeologjik është kryer në një tumë të epokës së hekurit në fshatin Neprebisht të komunës së Suharekës.
Koleksionet arkeologjike të Kosovës pasurohen nga fushatat me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik, pas themelimit të Muzeut të Kosovës në vitin 1949. Gërmimi i parë arkeologjik është bërë në vitin 1951 në Kalanë e Novobërdës, për të vazhduar më tutje me shumë ekspedita të tjera. Gjatë viteve '60-'80 janë kryer shumë ekspedita me karakter të përnjohjes dhe gërmimit arkeologjik në shumë vendbanime dhe nekropole të periudhave të ndryshme nga neoliti e deri në mesjetën e vonë. Pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës në vitin 2002 fillon një etapë e re në fushën e kërkimeve arkeologjike si dhe të pasurimit të koleksionit arkeologjik. Koleksioni arkeologjik i Kosovës përbën dëshmi për jetën, kulturën dhe ekonominë e vendit. Në vazhdim, disa nga gjetjet më të rëndësishme:
Figura antropomorfe (neolit i hershëm, vendi i gjetjes: Vlashnje –Prizren), instrument muzikor-okarina (neolit i hershëm,vendi i gjetjes:Runik-Skenderaj), figurë antropomorfe e tipit "Hyjnesha në fron"(neolit i vonë, vendi i gjetjes: Barilevë,Fafos,Tjerrtore),vazo dekorative (eneolit,vendi i gjetjes: Hisar-Suharekë), sëpatë guri (bronz i hershëm,vendi i gjetjes:Ticë-Skenderaj),varëse qelibari (hekur i mesëm, vendi i gjetjes: Banjë e Pejës-Pejë), stelë funerale (vendi i gjetjes: në afërsi të Kalasë së Kamenicës), Medalioni i Probit i zbuluar në Ulpianë, llambë e bronzit e zbuluar në Ulpianë,pllakë me mbishkrim e zbuluar në Ulpianë, bust gruaje dardane punuar në mermer, e zbuluar në Kllolkot, shumë stela-gurë mbivarrorë, mbishkrime, enë, vegla pune, stoli dhe dekorime të ndryshme.
Shenim: Koleksioni Arkeologjik dhe Etnologjik i Kosoves( 676 eksponate arekologjike dhe 571 eksponate etnologjike) vazhdon te mbahet ne Serbi.
Xhubleta
Xhubleta – është veshur në krahinën e Malësis së Madhe. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme. Bëhej nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurrura me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardh e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit m ...
Veshje popullore gruaje
Veshje popullore gruaje- Krahina e Drenicës. Kjo veshje dallon për origjinalitetin e vet si, për nga lënda, qepja, bukuria, gjithashtu edhe për nga funksionaliteti, ornamentika e larmishme etj. Karakteristikë e veshjës së trevës së Drenicës është se shquhet për elegancë të rregullimit të kokës. Është bartur deri në shek.XX, ndërsa sot bartet në raste solemne. ...
Veshje popullore burri
Veshje popullore e burrit- Krahina e Rugovës. Këtë veshje e karakterizon pos motiveve të pasura ornamentike edhe struktura e pasur morfologjike por jo me shmangie të veçorive tipologjike të veshjes. Kjo veshje në vështrimin e pare vizuel, me pasurin e saj që e ka , e në çdo moment ka qenë edhe komunikuese për rrethin, shpreh pjekurin, forcën, tiparet e karakteristikës kombëtare, bujarin e individëve etj.etj. Është barte deri në shek. XX, e në raste solemne edhe sot. ...