Xhubleta
Statusi
Historiku
Xhubleta – është veshur në krahinën e Malësis së Madhe. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme. Bëhej nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurrura me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardh e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholin, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe ne vise të tjera të mesdheut, që i përkasin mijevjecarit të dytë para erës sonë dhe lidhen me qytetërimet e vjetëra mesdhetare. Është bartur deri në shek. XX, e në raste solemne edhe sot.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003971
Emri: Xhubleta
Klasa: N.A.
Institucioni: Muzeu i Kosovës
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: N.A.
Qyteti/Fshati:
Lokaliteti:
Kodi Postar:
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): E Luajtshme
Periudha:
Shekulli: XX
Të rejat nga trashëgimia
Shportë për mbajtjen e lugëve
Djep foshnjash
Qilim
Tabak i kafesë
Mulliri i Shabanajve