Trashëgimia Arkeologjike
Trashëgimia arkeologjike e Kosovës e evidentuar deri më sot daton që nga parahistoria dhe paraqet një thesar të çmuar. Dëshmitë arkeologjike pasqyrojnë gjurmë, mbetje, rrënoja dhe artefakte të civilizimeve të kaluara të popullsisë autoktone dhe të civilizimeve lindore dhe perëndimore të dokumentuara në hapësirë dhe kohë të përcaktuar. Pjesë përbërëse e këtij thesari janë dëshmitë nga periudha e neolitit, eneolitit, bronzit, hekurit, romake si dhe periudhës së antikës së vonë dhe mesjetës.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Lokalitet Arkeologjik shumështresor në Vlashnje
Lokaliteti arkeologjik, përkatësisht vendbanimi shumështresor i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në këtë lokalitet është dëshmuar vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike s ...
Lokalitet Romak " Arat e njoma- Kisha e vjeter"
Në fshatin Cërcë, rrëzë maleve të Moknës, jo më larg se 2 km në perëndim të qytezës së Istogut, gjatë lëvrimit të tokave punuese, në lokalitetin Arat e Njoma, rastësisht u zbulua një artefakt i veçantë, një pllakëtullë (Laterculi) nga argjila. Mbishkrimi në fjalë ilustron faktin se diku aty afër, në kohën romake ishte ngritur një termë (banjo romake) që siç duket ishte emërtuar Labanon. Areali i identifikuar arkeologjik këtu është një fushë, tokë punuese me sipërfaqe prej 4-5 ha, e pozicionuar r ...
Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në Bërnicë të Poshtme
Lokaliteti i periudhës së bronzit të vonë- hekurit të hershëm të Bërnicës së Poshtme ndodhet rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, e pozicionuar përkrah rrugës Prishtinë-Podujevë (Besianë). Ky lokalitet është kategorizuar në grupin e nekropoleve të dysta ku pas djegies së të ndjerëve, hiri i mbetur vendosej në urna e më pas varrosej në varre individuale apo dhe grupore dhe të rrafshëta, e jo tumulare, e që në literaturën arkeologjike njihen si ‘nekropole të fushave me urna’. Në bazë të stu ...
Lokaliteti antik arkeologjik i Banjës së Pejës
Lokaliteti antik arkeologjik i Banjës së Pejës pozicionohet në kryqëzimin e rrugës që lidh Pejën me Istogun, rreth 12 km në veriperëndim të Pejës. Gjatë ndërtimit të një hoteli për kurim shëndetësor (Onix) në vitin 1974, rastësisht janë zbuluar përkrenare ushtarake tipike ilire. Po këtë vit fillojnë gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi që nga materiali i pasur arkeologjik zbuluar këtu e në mesin e shumë gjetjeve janë evidentuar varre për një çift të rëndësishëm dhe nga arkeologët e asaj ko ...
Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Bardhosh
Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Gërmimshpëtimi i kryer në këtë lokalitet dëshmoi gjurmë të një vendbanimi rrafshinor me disa ambiente banimi me vatër dhe vegla pune, objekte dhe fragmente të qeramikës. Këtu u zbulua një sasi e konsiderueshme e figurinav ...
Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Varosh
Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Bazuar në materialin e lëvizshëm arkeologjik, kryesisht zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore, në këtë lokalitet dëshmohen gjurmët e një vendbanimi të hapur tipik neolitik të dy kulturave, të Starçevës dhe të Vinçës. Indikacione për strukturat e nëndheshme apo gjurmë të “banesave” neolitike u zbuluan me rastin e disa incizi ...
Lokaliteti Arkeologjik Neolitik 'Te arat Kovaçe' në Barilevë
Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Njoftimet e para për vlerën e këtij lokaliteti i kemi që në vitet ‘60, me rastin e gjetjes së rastësishme të një figurine shumë të veçantë e të dallueshme për kulturën Vinçase. Edhe ky lokalitet gjendet afër rrjedhjes së lumit (lumi Llap) që qartazi na ofron një pasqyrë të kohës se vendbanimet neolitike zakonisht kanë qenë të vendosura në ...
Lokaliteti arkeologjik neolitik-Fafos
Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve (FAFOS). Është hulumtuar në periudhën kohore në vitin 1955 dhe në vitin 1961. Gjithsej është hulumtuar një sipërfaqe prej rreth 1200 metra katrorë ku janë zbuluar gjurmë të dy vendbanimeve (rreth 200 metra larg njëra-tjetrës) të kulturës së Vinçës. Lokaliteti më i vjetër (Fafos I) përbëhej nga vendbanimi gjysmë i groposur nën dhe, me shtëpi në formë të kasolleve, kurs ...
Lokaliteti Arkeologjik Romak në Vërban (Viti-Kllokot)
Gjurmët e lokalitetit të evidentuara të Vërbanit, pozicionuar fare pranë Banjës së Kllokotit, e të ngritur mbi një tarracë aluviale përgjatë brigjeve të lumit Moravë, në një areal me tokë shumë pjellore dhe në afërsi të vendburimeve të ujërave termale e të ngrohta minerale nuk ishte e rastit. Njëra nga gjetjet më të rëndësishme të këtij areali shumë të gjerë këtu ishte me rastin e zbulimit të një busti fare pranë Banjës së Kllokotit, vepër arti dardan që përfaqëson një shembull të punimit të sc ...
Lokaliteti arkeologjik 'Tuma-Gur'-Nekropol romak
Fshati Zaskok gjendet rreth 3 km në jug-perëndim të qytetit të Ferizajt. Lokaliteti arkeologjik i identifikuar si TUMA-GUR gjendet pranë shkollës së vjetër si dhe pranë Zyrës së Vendit të fshatit Zaskok. Në vitin 1981 janë bërë gërmime sondazhi nga Muzeu i Kosovës. Me këtë rast, këtu u zbulua një nekropol i periudhës romake, përkatësisht u zbuluan 4 varre me djegie dhe konstruksione të ndryshme varrore. Gjetje tjera janë: disa enë të qelqit, 3 amfore të qeramikës si dhe fibula e argjendit. Këto ...