Lokalitet Romak " Arat e njoma- Kisha e vjeter"
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2005
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Në fshatin Cërcë, rrëzë maleve të Moknës, jo më larg se 2 km në perëndim të qytezës së Istogut, gjatë lëvrimit të tokave punuese, në lokalitetin Arat e Njoma, rastësisht u zbulua një artefakt i veçantë, një pllakëtullë (Laterculi) nga argjila. Mbishkrimi në fjalë ilustron faktin se diku aty afër, në kohën romake ishte ngritur një termë (banjo romake) që siç duket ishte emërtuar Labanon. Areali i identifikuar arkeologjik këtu është një fushë, tokë punuese me sipërfaqe prej 4-5 ha, e pozicionuar rreth l km larg restorantit të peshkut “Trofta”. Po në këtë areal, një lokacion njihet me mikrotoponimin Kisha e Vjetër, sipërfaqe kjo rreth 200 metra katrorë, ku në pjesën qendrore gjendet një bregore e ngritur rreth gjysmë metri e lartë, indikative për gjurmët e ndonjë monumenti që gjendet në nëntokë. Material arkeologjik si fragmente të tjegullave, tulla, gurë të themeleve të lidhura me horasan si dhe fragmente të qeramikës, të gjitha këto të periudhës së antikitetit të vonë. Vendasit flasin edhe për një kishë të vjetër ilire që mund të jetë e kohës së krishterimit të hershëm por akoma e pakonfirmuar.