Lokaliteti Arkeologjik Neolitik 'Te arat Kovaçe' në Barilevë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 1960


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2015



Historiku


Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Njoftimet e para për vlerën e këtij lokaliteti i kemi që në vitet ‘60, me rastin e gjetjes së rastësishme të një figurine shumë të veçantë e të dallueshme për kulturën Vinçase. Edhe ky lokalitet gjendet afër rrjedhjes së lumit (lumi Llap) që qartazi na ofron një pasqyrë të kohës se vendbanimet neolitike zakonisht kanë qenë të vendosura në zona pranë lumenjve dhe në toka të pasura me burime ujore. Gjatë vitit 2011, këtu u zhvilluan incizime gjeofizike me magnetometër, në një sipërfaqe të konsiderueshme; rezultate këto që konfirmuan potencialin e madh arkeologjik të këtij lokaliteti të hapur neolitik.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003593


Emri: Lokaliteti Arkeologjik Neolitik 'Te arat Kovaçe' në Barilevë


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prishtinë


Qyteti/Fshati: Barilevë


Lokaliteti: 'Arat Kovaçe'


Kodi Postar: 10000


Emri i rrugës: Nuk ka



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Neolit


Shekulli: