Lokaliteti arkeologjik 'Tuma-Gur'-Nekropol romak

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: E.K. 02-431/80


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2016



Historiku


Fshati Zaskok gjendet rreth 3 km në jug-perëndim të qytetit të Ferizajt. Lokaliteti arkeologjik i identifikuar si TUMA-GUR gjendet pranë shkollës së vjetër si dhe pranë Zyrës së Vendit të fshatit Zaskok. Në vitin 1981 janë bërë gërmime sondazhi nga Muzeu i Kosovës. Me këtë rast, këtu u zbulua një nekropol i periudhës romake, përkatësisht u zbuluan 4 varre me djegie dhe konstruksione të ndryshme varrore. Gjetje tjera janë: disa enë të qelqit, 3 amfore të qeramikës si dhe fibula e argjendit. Këto gjetje janë tipike për fundin e shek. III dhe fillimin e shek. IV.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003034


Emri: Lokaliteti arkeologjik 'Tuma-Gur'-Nekropol romak


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: N.A.


Komuna: Ferizaj


Qyteti/Fshati: Zaskok (Ilirias)


Lokaliteti: Tuma-Gur


Kodi Postar: 70000


Emri i rrugës: Nuk ka



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Romake


Shekulli: IV