Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Bardhosh
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Gërmimshpëtimi i kryer në këtë lokalitet dëshmoi gjurmë të një vendbanimi rrafshinor me disa ambiente banimi me vatër dhe vegla pune, objekte dhe fragmente të qeramikës. Këtu u zbulua një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe të terrakotave tipike për variantin kosovar të Vinçës, gjegjësisht, të ‘stilit’ të Prishtinës.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003594
Emri: Lokaliteti Arkeologjik Neolitik në Bardhosh
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Bardhosh
Lokaliteti: Lokaliteti neolitik i Bardhoshit
Kodi Postar: 10520
Emri i rrugës: Nuk ka
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Neolit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia

Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"

Tjerrtorja-lokaliteti neolitik (Vendzbulimi i Hyjneshës në Fron)
Kompleksi i Çarshisë së vjetër në Prishtinë me Çarshi Xhaminë, Xhaminë e Jashar Pashës, Shatërvanin e Vjetër, Sahat Kullën dhe Muzeun e Kosovës

Shtëpi banimi - Muhamet Hasani
Shtëpi banimi e Hyjnilerëve