Lokaliteti Arkeologjik Romak në Vërban (Viti-Kllokot)
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Gjurmët e lokalitetit të evidentuara të Vërbanit, pozicionuar fare pranë Banjës së Kllokotit, e të ngritur mbi një tarracë aluviale përgjatë brigjeve të lumit Moravë, në një areal me tokë shumë pjellore dhe në afërsi të vendburimeve të ujërave termale e të ngrohta minerale nuk ishte e rastit. Njëra nga gjetjet më të rëndësishme të këtij areali shumë të gjerë këtu ishte me rastin e zbulimit të një busti fare pranë Banjës së Kllokotit, vepër arti dardan që përfaqëson një shembull të punimit të sculptures në mënyrë autoktone, e dallueshme si në formë, ashtu dhe në aspektin artistik dhe që reflekton zhvillimin e krijimtarisë së lartë artistike të popullsisë vendase. Busti është i punuar në mermer kualitativ dhe reflekton figurën dinjitoze të një zonje Dardane.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003604
Emri: Lokaliteti Arkeologjik Romak në Vërban (Viti-Kllokot)
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Viti
Qyteti/Fshati: Vërban (Viti-Kllokot)
Lokaliteti: Vërban
Kodi Postar: 61000
Emri i rrugës: Nuk ka
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Romake
Shekulli: II
Të rejat nga trashëgimia

Manastiri i Binaçit

Shokë burri
Xhamia e Gërmovës
Kisha e Shën Ndout në Binçë
Oda e Haxhi Ahmetit