Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në Bërnicë të Poshtme
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-117/80
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Lokaliteti i periudhës së bronzit të vonë- hekurit të hershëm të Bërnicës së Poshtme ndodhet rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, e pozicionuar përkrah rrugës Prishtinë-Podujevë (Besianë). Ky lokalitet është kategorizuar në grupin e nekropoleve të dysta ku pas djegies së të ndjerëve, hiri i mbetur vendosej në urna e më pas varrosej në varre individuale apo dhe grupore dhe të rrafshëta, e jo tumulare, e që në literaturën arkeologjike njihen si ‘nekropole të fushave me urna’. Në bazë të studimit të mënyrës së ngritjes të këtyre varreve, është konstatuar se ato punoheshin, gjegjësisht konstruktoheshin me përdorimin e gurëve të lëmuar lumorë dhe pllakave dhe rrasave të gurit. Ky lokalitet është hulumtuar në fund të viteve pesëdhjetë dhe sërish gjatë viteve tetëdhjetë, menjëherë me rastin e zbulimit të rastësishëm të një urne. Tanimë, që nga ky zbulim, kjo kulturë është e njohur si Kultura e Bërnicës së Poshtme.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002927
Emri: Lokalitetet arkeologjike Plandishtë dhe Shevarikë në Bërnicë të Poshtme
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Bërnicë e Poshtme
Lokaliteti: Plandishtë & Shevarik
Kodi Postar: 10000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Epoka e Bronzit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia
Arkivi i Prishtinës
Muzeu i Kosovës
Ish Hotel Unioni
Shatërvani i vjetër
Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"