Trashëgimia Arkitekturale
Trashëgimia arkitekturore përfshinë të gjitha veprat ndërtimore, të ngritura prej dorës së njeriut apo në proces kronologjik ato të përshtatura në mjedisin natyror, për t'u shfrytëzuar për banim dhe funksione tjera. Këto vepra në cilësinë e monumentit mund të jenë të në gjendje të shfrytëzueshme apo rrënoje. Në përgjithësi janë ato të cilat kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Shtëpia e Ilmi Rrustemit - Kokaj
Shtëpia e Ilmi Rrustemit gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Sipas të dhënave të familjarëve të kësaj shtëpie, ky objekt u ndërtua rreth vitit 1947, menjëherë pas LDB-së. Shtëpia edhe pse mjaft e dëmtuar, ende e ruan gjendjen fillestare. Ndërtimi i takon tipit shtëpi. Është realizuar me gurë, kryesisht të palatuar, si dhe me hatulla druri, dhe i takon teknikës rustike (fshatarake). Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin. Në përdhese nga korridori arrihet në dy dhoma, kurse ...
Shtëpia e Isak Pozharanit
Në qytetin e Gjilanit në rrugën “Abdulla Tahiri” gjendet shtëpia dykatëshe e Isak Pozharanit. Kjo shtëpi ka filluar të ndërtohet në vitin 1908 nga Kurtesh Pozharani dhe ka përfunduar në vitin 1913. Vlerat që e shoqërojnë këtë objekt janë historike, të vjetërsisë dhe reprezentative. Shtëpinë e shoqëron edhe një historik shumë interesant, pasi është ndërtuar nga një figurë historike e shekullit XIX, Kurtesh Kurteshi nga Pozherani, i njohur si Kurtesh Aga. Ky objekt ndërlidhet me ngjarje të sh ...
Shtëpia e Islam, Nazmi e Rufat Bravës
Në fshatin Puset e Nikës, komuna e Hanit të Elezit, gjendet shtëpia e Islam, Nazmi e Rifat Bravës. Ky ndërtim është realizuar në shek. XIX. Shtëpia ka shërbyer për banim. Është ndërtesë me karakteristika tipike të shtëpive shqiptare fshatare. Shtëpia kryesisht ruan gjendjen fillestare të ndërtimit, por tash është dëmtuar në masë të madhe. Shtëpia është katërkëndëshe: 7 x 10 m. Kryesisht është punuar me gurë dhe hatulla si elemente konstruktive dhe zakonisht gurët janë stivuar me material lidh ...
Shtëpia e Ismet Zhavelit
Shtëpia e Ismet Zhavelit gjendet në “Çarshinë e Madhe” dhe është ndërtuar në shek. XIX. Ky objekt ka shërbyer për banim, të cilin funksion e kryen edhe sot. Hyn në rangun e shtëpive tradicionale qytetare. Është tip i shtëpisë me çardak katror, i ndërtuar në dy etazhe. Themelet janë nga guri, muret nga qerpiçi. Stili i ndërtimit është “bondruk”, qerpiçë me hatulla të drurit. Konstruksioni i katit dhe i kulmit është i ndërtuar nga druri dhe i mbuluar me qeramidhe tradicionale. Muret janë të suva ...
Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar
Shtëpia e Jusuf Ademit gjendet në Leshtar të komunës së Kamenicës. Në bazë të të dhënave gojore supozohet se shtëpia është ndërtuar para 150 viteve. Karakterizohet me arkitekturë popullore shqiptare. I pari i familjes së kësaj shtëpie quhej Mahmut Mërkonja, dhe vinte nga fshati Mërkonjë e Leskocit. Shtëpia i ka dy kate, përdhesen dhe katin sipër. E gjithë shtëpia është e ndërtuar me gurë, hatulla dhe llaç prej balte. Ndërtimi është i cilësisë së lartë, sidomos në punët e drurit (hatullat nga ...
Shtëpia e Katarina Josipit
Kate Dulaj, apo siç njihet me emrin Katarina Josipi, u lind në vitin 1928 dhe jetoi në Zym për 5 vite. Ka qenë aktorja e parë shqiptare në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, ku punoi 20 vite, prej vitit 1949. Vdiq në vitin 1969 dhe u varros në fshatin Shëngjergj. Shtëpia e Katarina Josipit, pronë e familjes Dulaj, gjendet në veriperëndim të fshatit Zym në rajonin e Hasit, Prizren, në lagjen “Berisha”. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Ajo është ndërtuar në ...
Shtëpia e Shehzades
Shtëpia e Musa-Efendi Shehzades gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit në rrugën e “Sarajit të Vjetër” dhe është ndërtuar në fund të shek. XVIII. Në shek. XIX është bërë renovimi i rrënjësishëm sidomos në enterier, ndërsa në shek. XX janë bërë ndërhyrje në hajatin që gjendet në pjesën veriore të objektit si dhe në kat është mbyllur qyshku (doksati). Është objekt banimi i tipit rrafshinor, i ngritur në kate. I takon objekteve jo simetrike. Objekti është i pasur me elemente etnografike në enteri ...
Shtëpia e Shoqatës së Gjyetarëve
Në zonën e Planit Rregullativ “Qendra” të PZHU të Mitrovicës, gjendet objekti i njohur si Shtëpia e Gjuetarëve. Ndërtesa u ndërtua në shek. XX, gjerësisht në vitet 1932-’33. Ndërtesa ka pasur funksion të banimit. Ky objekt edhe sot e ruan origjinalitetin e vet. E vetmja dëshmi që ka mbetur nga humanisti hebraik Dr. Nehmin Shefajn, është shtëpia e tij, sot e njohur si “Shtëpia e Gjuetarëve”. Dr. Nehmin Shefajn kishte arritur në Kosovë në fillim të shek. XX nga Bashkimi Sovjetik në kuadë ...
Shtëpia e Xhafer Devës
Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës, dhe atë mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Shtëpia u ndërtua në vitin 1930. Shtëpia në fillim të ndërtimit kishte karakter banimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, e tërë pasuria e Xhafer Devës ishte konfiskuar nga pushteti i kohës dhe kjo pronë kaloi në pronësi shoqërore. Pas konfiskimit, shtëpia shërbeu si ambulancë, e më vonë si strehimore për fam ...
Shtëpia e Ymer Prizrenit
Shtëpia e Ymer Prizrenit gjendet në pjesën juglindore të qytetit, në zonën e qendrës historike të Prizrenit. Gjendet në lagjen e “Rahlinit”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Në afërsi të shtëpisë gjendet shtëpia tradicionale e Mustafë Drinit, shtëpitë e tjera për banim si dhe Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shtëpia është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe e ndërtuar në kat, ...