Shtëpia e Islam, Nazmi e Rufat Bravës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015
Historiku
Në fshatin Puset e Nikës, komuna e Hanit të Elezit, gjendet shtëpia e Islam, Nazmi e Rifat Bravës. Ky ndërtim është realizuar në shek. XIX. Shtëpia ka shërbyer për banim. Është ndërtesë me karakteristika tipike të shtëpive shqiptare fshatare. Shtëpia kryesisht ruan gjendjen fillestare të ndërtimit, por tash është dëmtuar në masë të madhe. Shtëpia është katërkëndëshe: 7 x 10 m. Kryesisht është punuar me gurë dhe hatulla si elemente konstruktive dhe zakonisht gurët janë stivuar me material lidhës - llaç të baltës. Shtëpia ka dy kthina në katin përdhese dhe dy dhoma në katin lart. Kulmi është katërujor i mbuluar me tjegulla të vjetra. Shtëpia e ka edhe çardakun i cili tash është i hapur, dhe lidhet me përdhese përmes shkallëve të drurit. Pronari i kësaj shtëpie, sikundër edhe vëllezërit e tij Islami e Rifati, kanë qenë anëtarë të NDSH-së. Për veprimtarinë e tyre patriotike ata u ndoqën nga pushteti jugosllav i kohës dhe pasi u zunë, u dënuan. Shtëpia e Islamit dhe ajo e Rifatit janë prishur.