Shtëpia e Shehzades
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 615/55
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Shtëpia e Musa-Efendi Shehzades gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit në rrugën e “Sarajit të Vjetër” dhe është ndërtuar në fund të shek. XVIII. Në shek. XIX është bërë renovimi i rrënjësishëm sidomos në enterier, ndërsa në shek. XX janë bërë ndërhyrje në hajatin që gjendet në pjesën veriore të objektit si dhe në kat është mbyllur qyshku (doksati). Është objekt banimi i tipit rrafshinor, i ngritur në kate. I takon objekteve jo simetrike. Objekti është i pasur me elemente etnografike në enterier. Vlen të theksohen oxhaqet e përpunuara që gjenden një në përdhese dhe dy në kate. Edhe drugdhendja është e pasur sidomos përpunimi i tavaneve (“Xhyl-tavan”), dollapëve, musëndrave etj. Në fasadën kryesore që gjendet në anën lindore janë punuar timpanore prej druri që janë karakteristike edhe për disa shtëpi tjera të qytetit të Prizrenit. Në mes të shek. XX oborri i objektit përgjysmohet dhe ndërtohet një objekt i ri, ku mbulon gjysmën e fasadës së objektit në fjalë. Pas viteve ‘80 të shek. XX objekti nuk shfrytëzohet për banim por është shfrytëzuar si depo e materialit elektrik. Në vitin 1999 nga ana e pronarit bëhet ndërtimi i kulmit. Gjatë vitit 2013 objekti është restauruar, dhe planifikohet të shndërrohet në Muze Etnografik.