Shtëpia e Ismet Zhavelit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014
Historiku
Shtëpia e Ismet Zhavelit gjendet në “Çarshinë e Madhe” dhe është ndërtuar në shek. XIX. Ky objekt ka shërbyer për banim, të cilin funksion e kryen edhe sot. Hyn në rangun e shtëpive tradicionale qytetare. Është tip i shtëpisë me çardak katror, i ndërtuar në dy etazhe. Themelet janë nga guri, muret nga qerpiçi. Stili i ndërtimit është “bondruk”, qerpiçë me hatulla të drurit. Konstruksioni i katit dhe i kulmit është i ndërtuar nga druri dhe i mbuluar me qeramidhe tradicionale. Muret janë të suvatuara dhe gëlqerosura. Çardaku është i vendosur mbi dy shtylla, ku si specifikë që e veçon nga tipet e tjera të çardakëve që i hasim te ky lloj objekti janë profilet katrore në kënd të çardakut, e po ashtu edhe në këndet e objektit. Ndërsa, zonat që shënojnë ndarjen në mes të etazheve kanë dekore në formë bishtalecash. Karakteristikë tjetër e kësaj shtëpie është edhe profili i drurit në mes të dy shtyllave në çardak (përballë hyrjes kryesore). Çardaku është dekoruar me arabeska. Dyshemeja, tavani, dyert dhe dritaret janë të punuara nga druri. Gjatë viteve 2013 – 2014, është intervenuar me masa konservuese - restauruese, duke i kushtuar kujdes maksimal ruajtjes së elementeve origjinale. Punimet janë kryer në fasadën e objektit, në strehë, ndërsa në enterier është kryer konservimi i hajatit dhe është ndërtuar një banjo e re.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003502
Emri: Shtëpia e Ismet Zhavelit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjakovë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: GJAKOVË-Qytet
Lokaliteti: "Rruga e Çabratit"
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës: Mithat Frashëri
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
XHAMIA E GËRQARVE
Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherrkës
Kulla e Isuf Sadikut
XHAMIA E KUSARIT
Teqja e Babes Ali