Shtëpia e Xhafer Devës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në qendër të qytetit, gjegjësisht në bërthamën e vjetër të qytetit të Mitrovicës, dhe atë mu pranë objekteve dhe institucioneve qendrore të qytetit. Shtëpia u ndërtua në vitin 1930. Shtëpia në fillim të ndërtimit kishte karakter banimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, e tërë pasuria e Xhafer Devës ishte konfiskuar nga pushteti i kohës dhe kjo pronë kaloi në pronësi shoqërore. Pas konfiskimit, shtëpia shërbeu si ambulancë, e më vonë si strehimore për familjet e pastrehë. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni. Xhafer Deva, luajti rol kyq në periudhën kohore 1941–1944, në organizimin dhe mbrojtjen e popullatës shqiptare. Gjatë një periudhe kohore Xhafer Deva ka mbajtur poste kyqe – ishte prefekt i Mitrovicës si dhe Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare (1943/44). Pas lufte si i përndjekur nga pushteti, emigron në SHBA, ku edhe vdes (1978). Shtëpia ka destinim banimi dhe është me etazhitet B+P+2. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore–historike dhe arkitektonike për tërë rajonin. Për nga stili i ndërtimit, kjo shtëpi i përket arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe shquhet me elemente të shumta dekoruese në eksterier. Si e tillë kjo është një ndër shtëpitë e para të këtij stili në Mitrovicë dhe Kosovë në përgjithësi. Stili i ndërtimit të kësaj shtëpie, paraqet kthesë radikale të kalimit nga ndërtimi i objekteve me ndikim të arkitekturës të stilit oriental, në ndërtim të objekteve me stil të arkitekturës moderne europiane. Sistemi i ndërtimit është masiv. Material kryesor i ndërtimit janë gurët dhe tullat e argjilës së pjekur të lidhura me llaç gëlqeror. Konstruksioni meskatësh është nga druri. Kulmi është dy ujor nga konstruksioni i drurit, i rrethuar me mur të kurorës, ndërsa mbulesa është me qeramidhe. Suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm është bërë nga llaçi gëlqeror. Ndërtesa ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Në objekt nuk janë bërë transformime të theksuara, përveq disa ndërhyrjeve në ndarjen e hapësirave të brendshme. Ne vitin 2010 është hartuar projekti per nderhyrje Resaturuese dhe Konservuese. Pas hartimit ka vazhduar procesi i vlersimit te projektit, me aprvovimin e projektit jane planifikuar mjetet buxhetore per realizim te punimeve gjithnje sipas projektit te aprovuar. Ne muajin mars te viti 2015 objekti ka pesuar deme nga zjarri i shkaktuar nga nje person me gjendje jo te mire psiqike. Pas qetsimit te zjarrit dhe krijimit te kushteve si nga ana e sigurise ashtu edhe ajo e pronarit (kk Mitrovice) jane marre hapat per pastrimin e objektit per te vazhduar drejt inicizimit i cili tani do te ndryshonte projektin paraprak. Me revidimim e projektit dhe miratimin e tij,ne vitin 2018 fillojn punime ne objekt. Fillimisht jane ralizuar punimet në perforcime te konstruksionit masiv, atij mes katësh, shkalleve dhe mbulesës. Në vitin 2019 jane perfunduar punimet e larte cekura. Perfundimi i punimeve tjera si ne projekt mbetet prioritet i QRTK dhe DTK per vitin 2020.