Trashëgimia Arkitekturale
Trashëgimia arkitekturore përfshinë të gjitha veprat ndërtimore, të ngritura prej dorës së njeriut apo në proces kronologjik ato të përshtatura në mjedisin natyror, për t'u shfrytëzuar për banim dhe funksione tjera. Këto vepra në cilësinë e monumentit mund të jenë të në gjendje të shfrytëzueshme apo rrënoje. Në përgjithësi janë ato të cilat kanë dalë në dritë nga gërmimet arkeologjike.
Vendbanimet dhe lokalitetet më reprezentative: vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, lokaliteti i Runikut, lokaliteti i Varoshit, lokaliteti i Reshtanit, lokaliteti i Bardhoshit, lokaliteti i Tjerrtores, lokaliteti i Fafos, nekropoli i tumave të Bokës së Përqevës, nekropoli tumular i Ponoshecit, nekropoli i Llashticës, lokaliteti i Banjë së Pejës, Municipum DD, Lokaliteti Statio Vindenis, Municipium Ulpiana, lokaliteti i Vrellës, lokaliteti i Dersnikut, Kështjella e Keqekollës, Kalaja e Prizrenit, Qyteti mesjetar i Novobërdës dhe shumë të tjera.
Mulliri i Zenel, Mehdi dhe Pajazit Beka
Në pjesën jugore të fshatit Kuqicë, komuna e Skenderajt, gjendet mulliri i familjes Beka. Sipas të dhënave të pronarit, ky objekt u ndërtua afërsisht para 300 viteve. Gjithmonë ky objekt ka kryer funksionin e mullirit, si objekt ekonomik për bluarje të drithit për nevojat e familjes dhe popullatës së kësaj treve. Mulliri i ujit me etazhe S+P është i ndërtuar nga kombinimi i materialeve. Muret janë punuar me gurë ndërsa materiali lidhës është dheu. Fragmentet e strukturës së mureve dhe konstr ...
Mulliri me Kulle i Ali Bel Bicaj
Mulliri me Kulle i Ali Bel Bicaj, Vrellë, Istog Kulla Mulli e Ali Bel Bicaj, gjendet në fshatin Vrellë të Istogut, përkatësisht në lagjen e Bicajve. Monumenti është ndërtuar në shek. XIX nga mjeshtër shqiptar të shquar për ndërtime të kullave të gurit. Njëra pjesë e ndërtesës shërbente për bluarje, ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohej për banim, nga pronarët . Dhe meqë kishte rol të dyfishtë mori emrin Kulla dhe mulliri i Ali Bel Bicaj. Objekti Kullë-mulli që nga koha e ndërtimit i ...
Mulliri në Tabakhane
Mulliri gjendet në kompleksin e“Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës së Beledijes. Lagjja e “Tabakhanes”ka marrë këtë emër pasi që aty bëhej përpunimi i lëkurës me të gjitha proceset përkatëse: larja, tharja, ngjyrosja etj. Pas vërshimeve të nëntorit 1979, Tabakhania pothuajse tërësisht u shkatërrua dhe humbi pamjen e vet karakteristike, kështu që tani kanë mbetur vetëm mulliri dhe depoja e lëkurës. Mullir ...
Muri i Zotnisë
Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në një distancë afro 7 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Muri i Zotnisë. Murin thuhet se e ka ndërtuar Zotnia i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Muri rrethues ka pasur karakter mbrojtës për objektet që rrethonte ai. I ndërtuar nga gurët e formësuar arrinte lartësi deri në 4 m i mbuluar me kulm dyfaqësor me konstruksion druri të veshur me tjegulla meridianë. Thuhet se Zotnia ka qenë ...
Muzeu Etnografik
Objekti gjendet mu në qendër të qytetit, përballë Kuvendit Komunal në Gjakovë. Është ndërtuar në vitin 1810 nga familja Sina. Shtëpia është ndërtuar në dy etazhe p+1. Etazhi i përdheses është përdorur si depo, ndërsa pjesa e lartë për banim. Pjesa e banimit ka katër dhoma dhe dy ballkone. Materiali i përdorur është tulla, guri dhe druri. Për vlera të larta dekorative dallohen sidomos dhoma e madhe që gjendet në krahun e majtë të ndërtesës dhe qymlekët me furrat e tyre të cilat gjenden të vendosu ...
Muzeu i Kosovës
Ndërtesa monumentale eklektike "Muzeu i Kosovës" (Konaku i Jashar Pashës), gjendet në zonën e ngushtë historike të qytetit të Prishtinës në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar rreth viteve 1885/86. Objekti është ndërtuar nga Austro - Hungaria për nevojat e ushtrisë turke. Deri në vitin 1975 objekti ka qenë seli e komandës ushtarake gjatë regjimit të ish RSFJ për regjionin e Prishtinës. Në oborrin e saj ka ekzistuar edhe Sahat Kulla e Vjetër. Prej vitit 1980 objekti shfrytëzohet si Muze i ...
Ndërtesa e familjes Shehu
Shtëpia familjes Shehu gjendet pranë Teqes Halveti në qendër të qytetit, gjegjësisht në Zonën Historike të Prizrenit. Është ndërtuar në shek. XVIII. Elementet që dominojnë në fasadë janë qoshku (doksati) prej druri që gjendet mbi pjesën hyrëse nga ana jugore si dhe strehët e gjera që mbështeten mbi pajandra të drurit. Objekti është reprezentativ i ngritur në kat dhe është i pasur me elemente të drugdhendjes në fasadë dhe në enterier. Ka planimetri të parregullt drejtkëndëshe, me hajat gjysmë të ...
Ndërtesa e Hamamit të Vjetër
Hamami i Qytetit gjendet në Bulevardin Shemsi Ahmeti pa numër, ish bërthama e vjetër e qytetit aty pranë objekteve të tjera të cilat kanë përbërë dikur qendrën e qytetit. Hamami i Qytetit u ndërtua në fund të shek. XVIII. Hamamin, sipas të dhënave të ish pronarëve të objektit, e ndërtuan Sylejman Pasha Berisha dhe nipi i tij (djali i vëllait), Zejnullah Beg Berisha. Ndërtimi i objektit zgjati dy vite. Hamami i Qytetit është njëri ndër objektet më të ruajtura të periudhës osmane, karakteristi ...
Ndërtesa e Kuvendit të vjetër - Beledije
Ndërtesa e Beledies - Kuvendit është ndërtuar në lagjen Tabakhane në shekullin XIX-të dhe ka shërbyer si Komunë për autoritetet Osmane në Prizren. Gjendet në kufirin perëndimor të Zonës Historike të Prizrenit, në bregun verior të Lumbardhit. Ndërtesa ka planimetri drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar në kat. Karakterizohet me trajtim të pasur të fasadave me dekorime të plastikës murale me elemente të stilit Barok. Fasada ballore, ajo kah rruga mbi derën hyrëse e ka ballkonin e rrethuar me gardh ...
Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit
Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit gjendet në kuadër të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës, respektivisht në kuadër të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbane-arkitektonike në aspektin hapësinor është vendosur në bërthamën e vjetër të qytetit dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike, shoqërore dhe ambientale. Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit ka planimetri drejtkëndëshe, është e formësuar në përdhesë dhe në kat. Kati del në formë k ...