Mulliri në Tabakhane

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Mulliri gjendet në kompleksin e“Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës së Beledijes. Lagjja e “Tabakhanes”ka marrë këtë emër pasi që aty bëhej përpunimi i lëkurës me të gjitha proceset përkatëse: larja, tharja, ngjyrosja etj. Pas vërshimeve të nëntorit 1979, Tabakhania pothuajse tërësisht u shkatërrua dhe humbi pamjen e vet karakteristike, kështu që tani kanë mbetur vetëm mulliri dhe depoja e lëkurës. Mulliri i Tabakhanes është ndërtuar në shek. XVIII. Ka planimetri drejtkëndëshe, të mbuluar me kulm treujor. Hapësira e saj është e ndarë në dy pjesë, ku gjendet dhoma e mullinjxhinjve, dhe hapësira tjetër ku gjenden hyrja, dy gurë për bluarje të drithit, vendi për drithëra të pa bluara, vendi për drithëra të bluara dhe kanali i ujit. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot mulliri ka pësuar rinovime të shumta. Gjatë vërshimeve të vitit 1979 është rrënuar një pjesë a madhe e strukturës së mureve. Tani nga gjendja origjinale kanë mbetur një pjesë e strukturës së mureve nga guri dhe qerpiçi në pjesën perëndimore dhe jugore. Mulliri i Tabakhanes është i vetmi mulli aktiv në Prizren, dhe paraqet një dëshmi materiale të mënyrës së përpunimit të miellit në të kaluarën.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000431


Emri: Mulliri në Tabakhane


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Prizren


Lokaliteti: Tabak-hane


Kodi Postar: 20000


Emri i rrugës: Remzi Ademi



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII