Muri i Zotnisë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/20120 12.10.2020


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021



Historiku


Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në një distancë afro 7 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Muri i Zotnisë. Murin thuhet se e ka ndërtuar Zotnia i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Muri rrethues ka pasur karakter mbrojtës për objektet që rrethonte ai. I ndërtuar nga gurët e formësuar arrinte lartësi deri në 4 m i mbuluar me kulm dyfaqësor me konstruksion druri të veshur me tjegulla meridianë. Thuhet se Zotnia ka qenë një pasanik i kohës, por në të njëjtën kohë ka qenë edhe si administrator i këtij fshati. Në hapësirën apo oborrin që rrethonte muri kanë qenë shkolla e fshatit dhe kulla e Zotnisë që sot fatkeqësisht nuk ekzistojnë. Në gjysmën e parë të shek. XX, familja Kajtazi blen pronën në fjalë nga Zotnia. Që nga koha kur është ndërtuar muri e gjerë më sot ai ka arritur t’i bëjë ballë sfidave të kohës dhe nuk është rrënuar asnjëherë, me përjashtim të një pjese në distancë 10-15 m që për nevoja të ekonomisë familjare është dashur të rrënohet. Intervenime në mur nuk ka pasur, me përjashtim të mbulojës që i është ndërruar nga familjarët, ku falë kësaj ka arritur ta ruajë stabilitetin dhe pamjen që nga koha kur është ndërtuar. Muri ka një pamje shumë estetike, ku këtë pamje dhe stabilitet e ka falë kujdesit dhe interesimit që kanë treguar familjarët gjer më sot.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 004020


Emri: Muri i Zotnisë


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Mitrovicë



Lokacioni


Shteti: N.A.


Komuna: Vushtrri


Qyteti/Fshati: Smrekonicë


Lokaliteti:


Kodi Postar: 42000


Emri i rrugës: f.sh. Smrekonicë



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XIX