Muzeu i Kosovës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 02-278/67
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2019
Historiku
Ndërtesa monumentale eklektike "Muzeu i Kosovës" (Konaku i Jashar Pashës), gjendet në zonën e ngushtë historike të qytetit të Prishtinës në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar rreth viteve 1885/86. Objekti është ndërtuar nga Austro - Hungaria për nevojat e ushtrisë turke. Deri në vitin 1975 objekti ka qenë seli e komandës ushtarake gjatë regjimit të ish RSFJ për regjionin e Prishtinës. Në oborrin e saj ka ekzistuar edhe Sahat Kulla e Vjetër. Prej vitit 1980 objekti shfrytëzohet si Muze i Kosovës. Planimetria e ndërtesës është drejtkëndëshe në etazhe: B+P+2+NK dhe është e ndërtuar me materiale ndërtimore si gurë, tulla, dru e mermer. Kulmi është rindërtuar dhe i takon tipit "mansard" i mbuluar me tjegulla "moderne". Pjesa frontale e ndërtesës theksohet me një ritëm të njëtrajtshëm të hapjeve dhe shkallë të theksuara një-krahëshe simetrike, me planimetri gjysmëharkore që çojnë nga përdhesja deri në kat të parë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002959
Emri: Muzeu i Kosovës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK - Prishtinë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prishtinë
Qyteti/Fshati: Prishtinë
Lokaliteti:
Kodi Postar: 10000
Emri i rrugës: "Nazim Gafurri"
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Xhamia e Mbretit (Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II, Xhamia e Madhe)
Kompleksi i Çarshisë së vjetër në Prishtinë me Çarshi Xhaminë, Xhaminë e Jashar Pashës, Shatërvanin e Vjetër, Sahat Kullën dhe Muzeun e Kosovës
Shtëpi banimi e Hyjnilerëve

Shtëpi banimi - Muhamet Hasani
Nekropolë mesjetare në Matiqan-Bregu i Ajetit