Ndërtesa e familjes Shehu
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1298/70
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Shtëpia familjes Shehu gjendet pranë Teqes Halveti në qendër të qytetit, gjegjësisht në Zonën Historike të Prizrenit. Është ndërtuar në shek. XVIII. Elementet që dominojnë në fasadë janë qoshku (doksati) prej druri që gjendet mbi pjesën hyrëse nga ana jugore si dhe strehët e gjera që mbështeten mbi pajandra të drurit. Objekti është reprezentativ i ngritur në kat dhe është i pasur me elemente të drugdhendjes në fasadë dhe në enterier. Ka planimetri të parregullt drejtkëndëshe, me hajat gjysmë të hapur në përdhesë. Ngritja në përdhesë bëhet nëpërmjet tri shkallëve nga guri i gdhendur. Hajati është gjysmë i hapur, i rrethuar me gardh nga druri. Para hajatit gjendet kroi nga guri i gdhendur me dy pipëza metalike. Gjatë kohës për qëllim të adaptimit në nevojat moderne janë bërë ndërhyrje në enterier dhe eksterier nga ana e pronarëve gjë që kanë dëmtuar mjaft origjinalitetin e objektit. Kulmi i shtëpisë është restauruar në vitin 2011. Me formën dhe dimensionet, trajtimin e pasur dekorativ në fasadë dhe enterier, kjo shtëpi i takon tipit të shtëpive rrafshinor me arkitekturë folklorike autoktone.