Mulliri me Kulle i Ali Bel Bicaj

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 877/2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011



Historiku


Mulliri me Kulle i Ali Bel Bicaj, Vrellë, Istog Kulla Mulli e Ali Bel Bicaj, gjendet në fshatin Vrellë të Istogut, përkatësisht në lagjen e Bicajve. Monumenti është ndërtuar në shek. XIX nga mjeshtër shqiptar të shquar për ndërtime të kullave të gurit. Njëra pjesë e ndërtesës shërbente për bluarje, ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohej për banim, nga pronarët . Dhe meqë kishte rol të dyfishtë mori emrin Kulla dhe mulliri i Ali Bel Bicaj. Objekti Kullë-mulli që nga koha e ndërtimit i ka shërbyer shumë këtij rajoni për bluarje të grurit dhe misrit. Funksiononte me anë të ujit, meqë pranë tij ishte rrjedha e lumit, gjë që e bënte aktiv përgjatë gjitha stinëve të vitit. Kulla -mulli e ndërtuar në formë të kullës, është realizuar nga materiale të ndryshme, si guri, druri dhe llaçi gëlqeror. Teknika e ndërtimit ishte rustika, ku muret ishin nga gurët e paformësuar lumor, ndërsa qoshet dhe profilet e hapjeve në fasada janë të realizuara nga gurët e latuar. Dritaret kanë formë gjysmëharkore . Poashtu nëpër fasada janë disa frëngji vrojtuese. Ndërtesa është me kulm nga konstruksioni I drurit, katër ujor, mbuluar me tjegulla tradicionale. Ndërtesa ka etazhitet P+1. Planimetria e bazës së përdhesës është në formë drejtkëndore, me dimensione 10.40m x6.40m. Qasja në mulli bëhet përmes derës së drurit me kornizë nga gurët e latuar. Në hyrje të përdheses është një hapësirë e lirë një pjesëshe e cila ishte e destinuar për mulli, i cili funksiononte me anë të ujit, ku uji kalon nëpër lugjet e drurit dhe arrin në rrotën e mullirit e cila është me fletëza. Si rrjedhojë rrotullimi i rrotës vendos në qarkullim gurët për bluarjen e drithërave. Enterieri i hapësirës së mullirit përbëhej nga koshi ku hidhej misri, gurët e mullirit, që bluanin drithërat, arka ku hidhej mielli i bluar dhe elementet tjera të nevojshme. Në anën e majtë të kësaj hapësire janë shkallët e drurit që krijojnë komunikimin me katin e sipërm. Në mjedisin e katit të lartë është korridori, dy dhoma dhe një banjo të cilat shfrytëzoheshin nga familja Bicaj. Konsiderohet ndër mullinjtë të cilët kanë ruajtur gjendjen origjinale dhe paraqet një shembull të shkëlqyeshëm të kësaj arkitekture. Gjatë luftës së vitit 1999, Kulla –Mulli ishte djegur, dhe si pasojë e djegies i kishin ngelur vetëm muret. Ndaj duke pas parasysh se bëhej fjalë për një aset me vlera historike e arkitekturore m ulliri është restauruar nga MKRS dhe CHwB dhe është në gjendje të mirë. Megjithatë është jashtë përdorimit, meqë nuk është vënë në funksion të bluarjes së drithërave.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002560


Emri: Mulliri me Kulle i Ali Bel Bicaj


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Istog


Qyteti/Fshati: Fshati-Vrellë


Lokaliteti: Fshati Vrellë - Istog


Kodi Postar: 31000


Emri i rrugës: Rr. " MULLINJËT E VRELLËS"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XIX