Shtëpia e familjes Hereni
Shtëpia e Xhemajl Herenit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit, në lagjen e “Terzive”, në zonën mbrojtëse. Pjesa ballore është e orientuar nga lindja. Shtëpia është e vendosur në kryqëzimin e rrugës kryesore dhe anësore. Në afërsi të saj gjendet Xhamia e Terzi-Mëhallës, Medreseja “Alaud-din” dhe disa shtëpi tradicionale. Shtëpia është ndërtuar në shekullin XIX. Themelet dhe një pjesë e katit përdhese janë të ndërtuara prej gurësh, ndërsa muret prej qerpiçëve. Konstruksioni i meskatit është ...
Shtëpia e familjes Kirajtani
Shtëpia e Familjes Kirjatani gjendet në Zonën Historike të Prizrenit dhe është ndërtuar në fillim të shek. XIX. Është shtëpi qytetare me karakteristika vendore, e formësuar në dy kate dhe bodrum. E projektuar si shtëpi me dy etazha, kati i parë i së cilës do të shtrihej në tërë sipërfaqen e përdheses, objekti nuk është përfunduar për arsye ekonomike, duke e lënë në gjysmë katin e parë dhe duke gjetur një zgjidhje, e cila mbulon dy anët e mbetura të përdhesës me kulm dy ujor. Në këtë mënyrë kjo ...
Shtëpia e familjes Myftiu
Shtëpia e familjes Myftiu gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të shtëpisë gjendet oborri, një shtëpi e vjetër, e cila dikur ka shërbyer për banimin e shërbëtorëve të familjes, ahuri dhe jazi. Në afërsi të shtëpisë gjendet Xhamia e Emin Pashës dhe Hamami i Gazi Mehmet Pashës. Shtëpia u ndërtua në shekullin XIX, gjegjësisht më 1859, dhe tërë kohën shërbeu për banim. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe në formë simetrike, e ndërtua ...
Shtëpia e familjes Paçarizi
Shtëpia e familjes Paçarizi gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjet e “Saraçëve” dhe të “Farkëtarëve” me pjesën ballore të orientuar kah veriu. Shtëpia është e ndërtuar rreth shekujve XVIII-XIX dhe ka shërbyer për banim, si dhe për funksion administrativ. Themelet dhe muret e katit përdhese deri në një pjesë janë të ndërtuara prej gurësh lumi, të lidhur me llaç gëlqeror, ndërsa pjesa tjetër është prej qerpiçëve. Trashësitë e mureve janë 50cm, 75cm dhe 100 cm. Muret e katit j ...
Shtëpia e familjes Pomaku
Shtëpia e familjes Pomaku ndodhet në lagjen e vjetër Saraçhane, në qendër të Zonës Historike të Prizrenit. Është ndërtuar gjatë shek. XVIII. Kjo shtëpi është simbol i arkitekturës tradicionale të banimit, me elemente karakteristike të cilat vërehen si në eksterier ashtu edhe në enterier. Objekti është i ngritur në etazh. Për dallim nga shtëpitë tjera të kësaj periudhe, këtu përdhesa është shfrytëzuar si hapësirë ekonomike. ku gjenden kuzhina me oxhak si dhe hapësira për ruajtjen e ushqimit dhe v ...
Shtëpia e familjes Rekathati
Shtëpia e familjes Rekathati gjendet në lagjen “Bazhdarhane”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Shtëpia është ndërtuar në fund të shekullit XIX, ndërsa sipas mbishkrimit mbi hajat, fasada ballore është e rregulluar në vitin Hixhri 1321(1903). Shtëpia ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Muret e katit përdhese dhe të bodrumit, me trashësi 90 cm, me lartësi deri 200 cm, janë të ndërtuara prej gurësh. Muret e katit supozohen të jenë të ndërtuara me sistemin “bondruk”, të mbushur me qerpiç ...
Shtëpia e Katarina Josipit
Kate Dulaj, apo siç njihet me emrin Katarina Josipi, u lind në vitin 1928 dhe jetoi në Zym për 5 vite. Ka qenë aktorja e parë shqiptare në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, ku punoi 20 vite, prej vitit 1949. Vdiq në vitin 1969 dhe u varros në fshatin Shëngjergj. Shtëpia e Katarina Josipit, pronë e familjes Dulaj, gjendet në veriperëndim të fshatit Zym në rajonin e Hasit, Prizren, në lagjen “Berisha”. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Ajo është ndërtuar në ...
Shtëpia e Shehzades
Shtëpia e Musa-Efendi Shehzades gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit në rrugën e “Sarajit të Vjetër” dhe është ndërtuar në fund të shek. XVIII. Në shek. XIX është bërë renovimi i rrënjësishëm sidomos në enterier, ndërsa në shek. XX janë bërë ndërhyrje në hajatin që gjendet në pjesën veriore të objektit si dhe në kat është mbyllur qyshku (doksati). Është objekt banimi i tipit rrafshinor, i ngritur në kate. I takon objekteve jo simetrike. Objekti është i pasur me elemente etnografike në enteri ...
Shtëpia e Ymer Prizrenit
Shtëpia e Ymer Prizrenit gjendet në pjesën juglindore të qytetit, në zonën e qendrës historike të Prizrenit. Gjendet në lagjen e “Rahlinit”, me pjesën ballore të orientuar kah jugu. Në afërsi të shtëpisë gjendet shtëpia tradicionale e Mustafë Drinit, shtëpitë e tjera për banim si dhe Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shtëpia është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Shtëpia ka planimetri drejtkëndëshe e ndërtuar në kat, ...
Shtëpia e Zija beut
Shtëpia e Zija Beut gjendet në zonën e qendrës historike të Prizrenit, në lagjen e vjetër të “Arastës”. Gjendet afër minares “Arasta”, Hamamit dhe Xhamisë së Gazi Mehmet Pashës, Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe shtëpive tradicionale. Shquhet si shtëpia e Emin Zija Beut meqenëse mendohet që ishte një personalitet me status të lartë në shoqërinë e shek. XIX. Në një periudhë të mëvonshme, shtëpia kalon në pronësi të familjes Pehlivani, të cilët gjatë viteve 1936 ia shesin ...